Maqedonia vendin e parë për Festat zyrtare

Maqedonia është ndër vendet me numër më të madh të festave dhe ditë jo pune në rajon. Edhe sot institucionet shtetërore janë me dyer të mbyllura, kjo pasi Qeveria ka marrë vendim që edhe dita e sotme, konkretisht 2 janari të jetë ditë jo pune për të punësuarit në administratën publike dhe rekomandoi që kjo të zbatohet edhe nga sektori privat.

Të gjithë të punësuarit në administratë ditën e sotme të pushimit do ta zëvendësojnë me ndonjë ditë tjetër, përkatësisht ndonjë të shtune gjatë vitit. Sipas ligjit për festat në vend gjatë këtij viti kalendari numëron gjithsej 27 festa. Nga to 11 ditë janë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Nëse festat shtetërore të Maqedonisë bien të dielën, dita e nesërme konsiderohet si ditë jo pune, kështu që këtë vit pritet që të ketë 4 fundjava të vazhduara.

Festat shtetërore

1 janari (e martë) – Viti i Ri

7 janar (e hënë ) – Dita e parë e Krishtlindjeve

29 prill(e hënë ) – Pashkët, dita e dytë e pashkëve sipas kalendarit ortodoks

1 maj (e mërkurë) – Dita e Punës

24 maj (e premte) – Shën Kirili dhe Metodij

4 qershor (e martë) – Fitër Bajrami

2 gusht (e premte) – Dita e RepublikësStrugaLajm

8 shtator (e diel) – Dita e Pavarësisë

11 tetori(e premte) – Dita e Kryengritjes Popullore

23 tetori (e mërkurë) – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase

8 dhjetori ( e diel) – Dita e Shën Klimentit të Ohrit

9 festa janë fetare, 5 ortodoks, 3 janë katolike dhe 1 myslimane.StrugaLajm

Ditë jo pune për besimtarët ortodoksë

6 janari (e diel) – Festa e Buzmit, para Krishtlindjeve

19 janari (e shtunë) – Festa e Ujit të Bekuar

26 prilli (e premte) – E Premtja e Madhe para Pashkëve

14 qershor ( e premte) – Dita e të Vdekurve

28 gusht- ( e mërkurë)- Dita e Shën Mërisë

Ditë jo pune për besimtarët katolikë

22 prill (e hënë)- Pashkët

1 nëntori (e premte) – Festë e të gjithë shenjtorëve

25 dhjetor ( e mërkurë)- Dita e parë e Krishtlindjeve

Ditë jo pune për besimtarët mysliman

11 gusht ( e diel)- Kurban Bajrami

7 festa janë që do të festohen prej bashkësive jo maqedonase, nga një për shqiptarët, vllehët, romët, turqit, boshnjakët dhe hebrenjtë.

In : Aktuale

Loading...
loading...