MAQEDONIJA NË NATO?

MAQEDONIJA NË NATO?

Xhevdet Nasufi

 

Mendoj dhe  gjykoj  se  Maqedonija e dëshiron (ta anashkalojm qeverisjen e parafundit e ndërtuar nga VMRO) dhe  e meriton të jet anëtare e paktit politiko-ushtarak më të fuqishëm në botë, NATO-s. Mendoj se kjo së shpejti edhe duhet të ndodh.StrugaLajm

Për këtë surpriz pozitive u kujdes me shum përpikmeri diplomatike nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Samitin e Kartës së Adriatikut në Mal të Zi, Zot. Pens.StrugaLajm

Këtë “surprizë” e përsëriti edhe Radmila Sheqerinska, Ministre e Mbrojtjes së Maqedonisë,duke insistuar në mbrojtje të sovranitetit  të Maqedonisë nga ndërhyrja Ruse. Miq të dashur,ishte pamundësi te dëgjoje të këtilla deklarime nga politikan maqedonas para ca kohe. Sot kjo ngadal po ndodh dhe për këtë duhet të gëzohemi sinqerisht.Por,sa duhet  të gozohen Shqiptarët?

Më kujtohen bisedimet shqiptaro – maqedonase në Ohër në vitin 2001 dhe vizitat e shpeshta atje të ser. Robertson,atëher Sekretar i përgjithshëm i NATO-s. Hetohej ndjeshëm se ate e gëzonte dëshira e parezervë dhe plebishitare e popullit Shqiptar që të jet pjesë e NATO-s, derisa aty-këtu nëpër Shkup zhvilloheshin edhe protesta(jo Shqiptarët) anti-Nato. Por,edhe ku mos ishte e parezerv ajo dëshir e shqiptarëve kur pikërisht ky organizëm politiko-ushtarak(NATO) për të parën herë në historin e vet e përdori forcën ushtarake të sajë për të mbrojtur pikërisht Shqiptarët e  Kosovës nga gjenocidi millosheviqan?

Shpejt Maqedonija do hyj në NATO dhe për këtë nuk duhet të paragjykojm apo të kemi dyshime.Por, se shqiptarët do hyn  në NATO jo edhe plotësisht të barabart me maqedonasit edhe për këtë nuk duhet të dyshojm. Populli për këtë nuk duhet të fajsohet, edhe aq më pak të tjerët, ama nuk mund të amnestohet politikbërja shqiptare. Për  këtë nuk duhet të ketë  hamendim.

In : Aktuale

Loading...
loading...