Pollozhani:Universiteti “Nënë Tereza” po aftësohet për të ushtruar misionin e tij

Lejimi i punësimeve të reja në Universitetin “Nënë Tereza’ në Shkup, respektivisht plotësimi i vendeve të punës me ligjërues dhe asistentë si dhe i vendeve të reja të stafit akademik, jo vetëm që do të mundësojë konsolidimin e këtij universiteti në aspektin kadrovik, por do ta vënë institucionin edhe para përgjegjësisë për të qenë në nivelin e detyrës për të cilin është themeluar ai universitet, shkruan gazeta KOHA. Të paktën, si të tillë e konsideron momentin e pranimit të 43 profesorëve dhe asistentëve të rinj, si dhe të 20 të punësuarve të administratës rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani, e që në të njëjtën kohë pret interesim të madh dhe cilësor si për konkursin e stafit pedagogjik, ashtu edhe për konkursin e stafit të administratës.

“Mund të deklaroj me kënaqësi se me këtë numër të punësuarish që kemi aktualisht dhe me ata që do të na shtohen për vitin akademik 2017/2018, pra me rrumbullakimi e nevojave kadrovike, Universiteti “Nënë Tereza” po aftësohet të merr përgjegjësitë për të ushtruar misionin e tij në përputhje me ligjeve ekzistuese dhe kriteret akademike”, shprehet për KOHA, rektori Pollozhani. Rrumbullakimi i nevojave kadrovike të UNT-së, sipas tij, është një bazë e fuqishme për pikënisjen e Universitetit, fillim të mbarë të punëve dhe vazhdimit të tyre drejt synimeve të premtuara për një institucion cilësor dhe në funksion të nevojave të shoqërisë, respektivisht kualifikimit të kuadrove me kompetenca dhe në bazë të nevojave të tregut. Sepse, “konkurset për pranimin e stafit pedagogjik dhe të stafit administrativ synojnë kompletimin e nevojave tona bazike për funksionimin normal të universitetit”, plotëson rektori, ndërsa është optimist edhe për cilësinë e kandidatëve që do të konkurrojnë për plotësimin e 43 vendeve për profesorë dhe asistentë, ashtu edhe të 20 vendeve në administratën e Universitetit. “Ne presim interesim të madh dhe konkurrencë cilësore me qëllim të plotësimit të standardeve dhe kushteve të caktuara me ligjet të cilat rregullojnë këtë punë”, plotëson Pollozhani.

Rektori i UNT-së sqaron gjithashtu se flitet për numra të cilat do të sigurojnë optimumin e funksionimit të universitetit, pasi për çdo program të ri që do të akreditohet në të ardhmen dhe që do të rezulton me nevoja plotësuese, do të duhet që UNT t’i përmbushë me konkurse plotësuese për sigurimin e kuadrit të nevojshëm edhe përmes konkurseve për angazhimin e stafit të jashtëm, respektivisht profesorëve si bashkëpunëtorë me orar jo të plotë pune. Sikurse dihet, universitet, krahas angazhimit të kuadrove me orar të plotë pune kanë të drejtë, madje dhe obligim, që të angazhojnë edhe bashkëpunëtorë të jashtëm me orar jo të plotë pune për ato lëndë mësimore në të cilat do të ketë nevojë. E rëndësishëm është që stafi i angazhuar të jetë sa më cilësor, me qëllim të përmbushjes të nevojave për të gjitha programet studimore, vëren rektori i UNT-së. Vitin e kaluar akademik, 2016/2017, kur edhe nis me punë UNT-ja, u lejua hapja e konkursit për punësimin e 84 profesorëve dhe asistentëve, mirëpo gjysma e këtyre vendeve nuk u plotësuan. Për këtë qëllim, në përgatitje të fillimit me punë të vitit akademik 2017/2018 u desh të sigurohet dhe një herë leja për plotësimin e vendeve të mbetura të pa plotësuar nga ai konkurs dhe njëkohësisht i vendeve të reja për administratën.

UNT TANI ME INFO QENDËRStrugaLajm

Të premten do të inaugurohet fillimi me punë i shërbimeve të para studentore të Universitetit ”Nënë Tereza” në Shkup dhe që do të funksionojë në kuadër të sektorit tani më të veçantë administrativ të Iniversitetit të emërtuar si “Info Qendra e UNT-së”. Në hapjen solemne të Info Qendrës do të jetë i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit, Visar Ganiu. Info Qendra do të jetë e vendosur në katin e parë të objektit të Lidhjes së Sindikatave dhe do të nis punë që më 15 gusht, kur edhe nis afati i parë i dorëzimit të dokumenteve për regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2017/2018. Pra, jo si vitin e kaluar kur dokumentet dorëzoheshin në hapësirat e shërbimeve studentore të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), prej këtij viti UNT do të këtë shërbimet e veta që do t’i kryejë indo qendra e saj. Përveç kësaj, nga UNT bëjnë të ditur se janë në përfundim e sipër të kabineteve dhe vendosjen e laboratorëve në objektin e SHF “Kongresi i Manastiri”.

In : Aktuale

Loading...
loading...