Marrëveshja e fshehtë për t’i amnestuar ‘peshqit e mëdhenjë’ në Maqedoni?

“Nga përgjimet u dëgjua dhe u pa se kishte keqpërdorime të mëdha nga përfaqësuesit më të lartë të institucioneve shtetërore. Po të kishte shtet normal dhe drejtësi të pavarur, ata tashëm do ishin të arrestuar. Egziston dyshimi se ka një marrëveshje qysh në kohën kur u dorëzua regjimi për t’i amnestuar ‘peshqit e mëdhenj’”, thonë nga OBRIE.

Bombat e famshme të Zaevit dy vite më parë patën jehonë të madhe në Maqedoni. Përmes tyre për herë të parë u pasqyrua se si funksinon mafia politike në këtë shtet, por edhe në rajon, njofton agjencia e lajmeve INA.

Doli pah kontrolli i politikës në të gjitha sferat e jetës, por edhe krimi dhe korrupsioni masiv përmes tenderomanisë dhe metodave tjera.

Entuziazmi më i madh u shënua me krijimin e Prokurorisë Speciale, me protagonistet kryesore Katica Janeva dhe shqiptaren nga Tetova, Fatime Fetai.

Shumë konferenca dhe shpallje aktakuzash, një dramë e vërtetë që pritej që do eliminonte dhe burgoste personat e kompremetuar dhe të përfshirë në krime të rënda.

Por, deri më tani asnjë, vetëm disa procese të filluara gjyqësore pa epilog dhe aktgjykime dhe vetëm paralajmërime të reja për hetime.

Peshqit e mëdhenjë të cilët kanë zhvatur popullin duke vjedhur miliona e miliarda vazhdojnë të bredhit të lirë, madje shpeshherë flasin edhe për parime e vlera demokratike.StrugaLajm

Nga Organizata për Bashkëpunim dhe Integrime Evropiane, shprehin dyshimin për agjencinë e lajmeve INA se ekziston një marrëveshje mes kryeministrin Zaev dhe VMRO-së për amnestimin e ish-kreut të regjimit të kaluar.

“Nga përgjimet u dëgjua dhe u pa se kishte keqpërdorime të mëdha nga përfaqësuesit më të lartë të institucioneve shtetërore. Po të kishte shtet normal dhe drejtësi të pavarur, ata tashëm do ishin të arrestuar. Egziston dyshimi se ka një marrëveshje qysh në kohën kur u dorëzua regjimi për t’i amnestuar ‘peshqit e mëdhenj’”, thonë nga OBRIE.

Të njëjtin vlerësim ndanë edhe anëtari i lartë i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari.

“Sedi a mund të besoj dikush në shtetin e së drejtës, kur Boban Ilici është i lirë, njeriu i cili para kamerave e shkeli një fëmijë dhe prindërit e tij. Nuk e di a mund të quhet shtet i së drejtës kur një ish-kryeministër, të cilin të gjithë e kemi dëgjuar se cfarë keqpërdorime ka bërë sot është I lirë. Sedi a mund të quhet shtet i së drejtës kur një njeri që e shpëtoi Ziadin Selën është në burg, kurse Boban Ilici është në liri. Mukovski, Cavkovi, unë ju garantoj se është marrëveshje mes VMRO dhe LSDM-së dhe se ata do të lirohen. Kjo është dramë, kjo gjyqësi është e turpshme dhe skandaloze”, është shprehur Taravari.

In : Aktuale

Loading...
loading...