Marrëveshja Rama-Basha: Si u arrit ky shtrëngim sportiv i duarve

Kryeministri dhe kreu i opozitës gjejnë marrëveshjen pas takimit katër orësh kokë më kokë në Kryesinë e Kuvendit, por data e zgjedhjeve do të bëhet sot me dije. Basha: Kemi një marrëveshje në bazë të paketës  McAllister, e cila do të detajohet gjatë ditës së sotme. Rama: S’ kam asgjë për të shtuar atyre që tha kryetari i opozitës

Nga Nevila Perndoj

Tre orë e gjysëm pasi kishin nisur takimin kokë-më kokë, kryeministri dhe kreu i opozitës dolën para reporterëve të televizioneve të dy bashkë për të lajmëruar shkurtimisht se kishin arritur marrëveshjen për zgjidhjen e krizës politike.

Basha tha se “pakti ishte bërë i mundur sipas paketës McAllister”, gjë që e konfirmoi dhe Rama pa shtuar ndonjë fjalë tjetër. Për datën e zgjedhjeve që mbante pezull zgjidhjen të dy kishin vendosur të mos zbulonin gjë. Sot do të detajohet, ishte përgjigja.

Më pas një shtrëngim duarsh, jo si herët e tjera dhe secili në makinën e vet. Gjatë ditës së sotme pritet të bëhen të ditura dhe pikat e marrveshjes mes tyre.

Nisja e takimit në orën 20.00

“…Erdha unë, hajde lart…”, iu drejtua Rama.

“Shko aty se aty kemi punë, jo këtu”, ia priti Basha nga oborri para kryesisë së Kuvendit, ku po jepte një prononcim për mediat. Dhe në fakt punë patën jo pak.

Aq sa ndërruan edhe sallat në kryesinë e Kuvendit për të vijuar takimin mes tyre prej orës 22.00 e deri pas orës 01.00 të mëngjesit.

Rama dhe Basha pranuan të konsultoheshin kokë më kokë me njëri tjetrin pas një takimi dy orësh të zhvilluar më herët me gjithë krerët e partive parlamentare, i iniciuar nga kryerepublikani Fatmir Mediu dhe kryetari i PAA-së, Agron Duka.

Gjatë takimit me të gjitha partitë parlamentare, Rama mësohet të jetë shprehur se ai nuk ka një paketë konkrete në tryezë, atij nuk i ishte ofruar paketa “McAllister” së fundmi, dhe se ai njihte ofertën e bërë publike Bashës pak kohë më parë në Presidencë.

Rama kishte ofruar gjatë takimit postin e zv.kryeministrit, dy ministrave pa portofol si dhe zgjedhje brenda qershorit. Por gjithçka mbeti e hapur pas takimit që ata zhvilluan kokë më kokë.

LSI&PDIUStrugaLajmStrugaLajm

Fatmir Mediu konfirmoi pas takimit se të gjitha partitë qoftë ato të opozitës ashtu edhe LSI, PDIU dhe LIBRA ishin dakord në parim me paketën e diskutuar në tryezë, që as më shumë e as më pak ishte paketa “McAllister+” e bërë publike dje në mesditë nga Partia Demokratike.

Mediu konfirmoi se opozita ishte e gatshme që sot që të thërriste Kuvendin për të miratuar komisionet e vettingut dhe paketën ligjore për implementimin e paketës “McAllister+”.

Edhe kryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha pas takimit se ajo që ishte diskutuar dje në tryezë, pra paketa e integruar “McAllister” i jepte përgjigje krizës së krijuar. Sipas tij, ajo është një paketë kompromisi që duhet pranuar nga të gjithë.

Jo pa qëllim, ai nënvizoi se data 16 korrik për zhvillimin e zgjedhjeve e përfshirë në paketën “McAllister” ishte një limit i arsyeshëm në kohë që siguronte një moment optimal edhe për pakënaqësitë e opozitës.

Vasili e dha qëndrimin e LSI-së ndërsa nuk komentoi qëndrimin e aleatit të LSI-së, kryeministrit Edi Rama i cili brenda takimit kishte këmbëngulur për zgjedhje brenda muajit qershor.

Edhe aleati tjetër i Ramës, Shpëtim Idrizi tha mbrëmë pas takimit se, PDIU-ja i qëndron faktit se paketa “McAllister” është një paketë e plotë serioze dhe i jep opozitës të gjitha garancitë e nevojshme. Idrizi është dakord gjithashtu për zgjedhje më 16 korrik. Sipas tij, kjo datë e përfshirë në paketë është një datë që arrin të ezaurojë të gjitha garancitë që kërkon PD-ja.StrugaLajm

Negociatat

Partia Demokratike i tha “po” asaj që ajo e cilëson si paketa “McAllister+”.

Nga kjo paketë, Partia Demokratike ka hequr dorë përfundimisht nga kërkesa për qeveri teknike si dhe dorëheqja e Ramës.

Ajo gjithashtu nuk ka kushtëzuar kërkesën për identifikimin biometrik të zgjedhësve dhe numërimin elektronik të votave, duke kërkuar shqyrtimin në mirëbesim të mundësive për çështjen në fjalë.

Sipas PD-së, zv.ndihmës/sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee iu paraqiti drejtuesve të opozitës një propozim të integruar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Sipas saj, ky propozim i integruar përfshinte (me shkrim) propozimin e gjermanit McAllister dhe planin e tij 15 pikësh, minus zgjedhjen e Presidentit të Republikës që tashmë ka ndodhur, plus propozimin e detajuar me 7 pika të paraqitur nga kryeministri Rama gjatë takimit të tij me kreun e opozitës Basha më 3 maj në Presidencë.

PD-ja përmes një njoftimi zyrtar sqaroi dje në mesditë se z. Hoyt Yee insistoi në pranimin e kësaj pakete nga të dyja palët dhe theksoi se përgjegjësia do të ishte tërësisht mbi palën që do të refuzonte këtë paketë.

Ndërkohë, në një deklaratë më të detajuar jo zyrtare, PD-ja sqaronte se pjesë e kësaj pakete (McAllister) është edhe shtyrja e zgjedhjeve deri më 16 korrik, por bashkangjitur kësaj partia më e madhe në opozitë përmes kllapave sqaronte se ky propozim daton që nga 25 prilli, pra 3 javë para se propozimi i integruar ju prezantua palëve, duke lënë të kuptohet se për këtë çështje edhe mund të diskutohej.

Po sipas njoftimit zyrtar të selisë blu, pasi mori përgjigjen e PD-së, ambasadori amerikan Doland Lu u deklarua se udhëzimet nga z. Yee ishin vetëm për të pranuar një po ose jo, dhe jo kushte shtesë. Ai shtoi qartë se përfshirja e kushteve shtesë do të konsiderohet si një “jo”.

Kreu i opozitës Basha deklaroi në përgjigje se qëndrimi i opozitës është në mbështetje të paketës. Pra një po. Ajo që opozita do të kërkojë gjatë dialogut për zbatueshmërinë janë garancitë për zbatimin e plotë të paketës. Në këmbim, PD-ja ka dhënë garancinë për dhënien e votës në Parlament për komisionet e vettingut.

Nga ana tjetër deri dje pasdite, kryeministri Edi Rama nuk kishte hequr dorë nga 18 qershori dhe këtë e përforcoi edhe në një takim me gratë socialiste në Elbasan.

Edhe në një qëndrim zyrtar, PS-ja akuzoi opozitën për “abuzime mediatike në një proces serioz dhe delikat për të kthyer Partinë Demokratike në rrugën e arsyes”, duke nënvizuar se ajo është angazhuar për arritjen e një rezultati pozitiv që sipas saj do të thotë “garanci si asnjëherë për opozitën në zgjedhjet e 18 qershorit, në respekt të Kushtetutës dhe ligjit”.

Por në një letër të mëvonshme dërguar kryeministrit, pas takimit dy orësh të zhvilluar me ambasadorin amerikan Donald Lu, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ritheksonte pranimin e propozimit të integruar të paraqitur nga zoti Hoyt Yee duke i kërkuar atij që të konfirmojë publikisht “pranimin pa kushte të propozimit amerikan”.

Edhe kryeministri e dha përgjigjen. Pas një takimi që zhvilloi po me ambasadorin amerikan, përmes një postimi në Twitter, Rama i kërkoi kreut të opozitës që të lerë letrat publike dhe të fokusohet te oferta që ka në tryezë.

Të dy palët folën për ofertë. Basha e bëri publike. Ndërsa Rama jo.

Lëvizja e fundit ishte ajo e PR-së dhe PAA-së, të cilët kërkuan në një takim të gjitha partitë parlamentare dje në mbrëmje në orën 20.00, aty ku filloi përpjekja konkrete për arritjen e një marrëveshje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sa për afatet gjithçka është shkelur. Prej orës 24.00 e ditës së djeshme, ka filluar zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 18 qershorit.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...