Vetëm prej kamatave, 60 milionë euro fituan Bankat në Maqedoni

Viti 2016 për bankat komerciale në Maqedoni ka qenë shumë i mbarë sa i përket fitimeve. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM), vitin e kaluar 17 grupet bankare në Maqedoni në total kanë fituar 102.8 milionë euro, duke e rritur kështu fitimin prej 36.3 për qind në nivel vjetor, shkruan gazeta KOHA. Fitime me të mëdha gjatë vitit të kaluar kanë realizuar katër bankat më të mëdha, edhe atë 89.5 milionë euro, ndërsa bankat e mesme së bashku kanë realizuar fitim prej 11.8 milionë euro, kurse bankat e vogla kanë fituar 1,5 milionë euro. Peshën kryesore në të ardhurat e bankave, sipas BPM-së, e zë grupi i fitimeve që marrin nga interesi i kredive, të cilat kanë qenë të konsiderueshme në raport me shpenzimet që derdhen për interesat e depozitave.

“Të hyrat neto nga kamatat kapin shifrën prej 59.1 milionë euro, apo rritje prej 7.9 për qind krahasuar me vitin 2015, ndërsa fitimet vjetore nga të ardhurat dhe kompensimet janë 17.1 milion euro dhe krahasuar me vitin paraprak – 2015 janë rritur për 1.83 për qind”, thuhet në raportin e BPM-së.  Sipas raporteve financiare vjetore të bankave, vitin e kaluar “Stopanska banka” – Shkup ka realizuar më shumë fitim, respektivisht  36.4 milionë euro, duke e rritur kështu fitimin prej 16.8 për qind më shumë se periudhën e njëjtë të vitit 2015. “Përveç fitimeve nga kamata, Stopanska Banka gjatë viti të kaluar ka realizuar fitime edhe nga veprimtaritë tjera bankare siç janë dallimet e kursit të valutave devizore. Aktiva e përgjithshme kap shifrën prej 1.4 miliardë euro, që njëherit paraqet rritje prej 1.49 për qind më shumë se vitin paraprak 2015”, thuhet në raportin financiar të “Stopanska Bankës”. Banka e dytë më profitabile gjatë viti 2016 është NLB “Tutunska Banka” më fitim vjetor prej 25.7 milionë euro, që njëherit paraqet rritje prej 89,8 për qind më shumë se në vitin 2015. “Banka gjatë vitit të kaluar ka shënuar rritje fitimi nga neto kamatat prej 12.2 për qind dhe krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015 ka shënuar një rritje të përgjithshme prej 5.3 për qind, kryesisht për shkak të rritjes së kredive të konsumit dhe investimeve më të larta në letra me vlerë. Vlera totale e bilancit për vitin 2016 ka arritur shifrën prej 1.16 miliard euro, gjegjësisht rritje prej 3.4 për qind krahasuar me vitin 2015”, thuhet në raportin financiar të NLB “Tutunska Banka” – Shkup.  Banka e tretë me fitim prej 18.8 milionë euro në emër të kamatave për vitin 2016  është “Banka komerciale”. “Neto të hyrat nga kamata deri në fund të muajit dhjetor të vitit 2016 kanë arritur shifrën prej 18.8 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 16.6 për qind krahasuar me vitin 2015. Kjo ka bërë që profiti i bankës për vitin 2016 të rritet për 48.4 për qind krahasuar me një vit më parë ”, thuhet në raportin financiar vjetor të “Banka Komerciale”. Si banka e katërt që ka realizuar fitime të majme vetëm nga kamatat vitin e kaluar është “UNI Banka”, në vlerë totale prej 2.3  milionë euro, gjegjësisht rritje fitimi prej 74.9 për qind krahasuar me vitin 2015, përcjell KOHA. “Aktiva neto e bankës deri në fund të muajit dhjetor të vitit 2016 ka arritur nivelin prej 232.5 milionë euro, që është rritje prej 11.6 për qind krahasuar me vitin 2015”, thuhet në raportin financiar vjetor të “UNI Bankës”.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...