Masat anticovid: A do të ketë orë policore?

Parashikimet e autoriteteve shëndetësore është që të fitohet një imunitet kolektiv deri në tetor tek qytetarët, që në rast të një rikthimi më të hovshëm të virusit korona të përballohet më lehtë COVID-19.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u zhvilluan në gjendje të krizës shëndetësore me virusin korona. Tubimet e partive politike në sheshet e qyteteve, pa marr parasysh se ishin me maska dhe distancë, përsëri sipas infektologëve kanë ndikuar që të përhapet virusi korona më lehtë te qytetarët. Brenda një jave Maqedonia e Veriut, ka regjistruar më shumë se 1.000 raste të reja me virusin korona dhe afër 30 vdekje nga shkaku i infektimit me COVID-19. Sipas parashikimeve mos vendosja e karantinës apo orës policore në zonat e rrezikut, ku virusi korona është më së shumti prezent, është e pa shmangshme nga autoritetet shtetërore në ditët në vazhdim. Ndër qytet më të prekura është Shkupi, Tetova, Manastri dhe Kumanova, të cilët kanë vazhdimisht rritje të numrave të të prekurve nga virusi korona.StrugaLajm

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Shaban Memeti, për gazetën KOHA, ka thënë se ende nuk ka një vlerësim të tillë. “Nga Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse, deri në këto momente nuk ka ndonjë propozim të tillë dhe as nuk është biseduar për një gjë të tillë në mbledhjet e këtij Komisioni”, është shprehur ai. Memeti, në fund ka shtuar se Komisioni dhe Qeveria e re, që do ët formohet duhet të angazhohen që të respektohen masat a parapara si maska dhe distanca se sa vendosja e karantinës apo orës policore në të gjithë territorin e vendit apo në rajonet e caktuara. Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, nuk e ka diskutuar propozimin për heqjen e vendimit për kërkimin e testit negativ PCR kundër virusit korona brenda 72 orëve për qytetarët e Kosovës, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi.StrugaLajm

Parashikimet e autoriteteve shëndetësore është që të fitohet një imunitet kolektiv deri në tetor tek qytetarët, që në rast të një rikthimi në numër të madh të virusit korona të përballohet më lehtë COVID-19. Por fatkeqësisht sipas studimeve, imuniteti kundër virusit korona është jetëshkurtër. Studiuesit nga Britania e Madhe, kanë analizuar se si trupi lufton natyrshëm virusin korona duke bërë antitrupa dhe sa kohë ata qëndrojnë në trup pas shërimit. Por rezultatet nuk janë optimiste, për shkak se të gjithë 96 persona që morën pjesë në studim edhe pse menjëherë pas shërimit nga virusi korona kishin mjaft antitrupa për të neutralizuar dhe ndaluar virusin korona, nivelet e tyre vazhduan të bien vazhdimisht gjatë gjithë studimit tre mujor. Sipas këtij, studimi ata që janë prekur nga virusi korona nuk janë të mbrojtur plotësisht nga ky virus por mund të prekën përsëri po nga i njëjti virus. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...