Taravari: Nuk ulemi me Ahmetin, dhunoi vullnetin e qytetarëve

Arben Taravari nga koalicioni ASH-Alternativa e vlerëson të favorshëm rezultatin zgjedhor të koalicionit konform pritshmërive të tyre. Por, ai ka ngritur shqetësime sic thotë, për parregullsi të shumta zgjedhore që kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

“Targeti ynë ishin diku nga 85 mijë deri 90 mijë vota dhe e konsiderojmë si rezultat të favorshëm. Praktikisht e kemi arritur targetin që e kemi pasur. Nga ana tjetër shohim parregullsi të mëdha. Pritshmëritë tona ishin se BDI-ja nuk do të tejkalojë 70 – 80 mijë vota, kështu që pas 2-3 ditëve që I bëjmë analizat konstatohen shumë parregullsi”, tha Taravari.

Taravari thotë se në KSHZ kanë dorëzuar 74 ankesa për parregullsi zgjedhore kryesisht në Njësitë Zgjedhore 5 dhe 6 por edhe në Komunat Saraj e Çair dhe presin që të ketë rivotime. Ai thotë se në disa zona kanë votuar njerëz që gjenden jashtë vendit.

“Shumë e thjeshtë, shumë e lehtë. Vetëm duhet të informohet nga policia në Kufijtë e RMV-së, nëse kanë ardhur këta njerëz dhe nëse kanë qenë këtu dhe mënyra tjetër, në Zajaz nëse janë gjysma e njerëzve që kanë votuar atëherë ne I pranojmë zgjedhjet si të rregullta”,tha Taravari.

Situata bëhet gjithnjë e më e pasigurtë se kush do ta formojë Qeverinë. Koalicioni ASH-Alternativa, sipas Taravarit do të pozicionohet pasi të bëhen zyrtare rezultatet zgjedhore.

“Tash për tash i presim numrat defintiv të deputetëve që do ti kenë partitë politike. Këto nuk janë numra definitive. Unë mendoj se aq shumë parregullsi ka patur sa që patjetër të ketë rivotime. Nëse ka rivotime i shohim numrat dhe në bazë të tyre bëhet shumica qeveritare”, tha TaravariStrugaLajm

Rreth idesë së liderit të Integristëve, Ali Ahmetit që partitë politike shqiptare ta përkrahin Kryeministrin shqiptar, ku këtë e ilustroi edhe me një status në Facebook se “Bashkë jemi më të fortë”, Taravari thotë se Ziadin Sela dhe Afrim Gashi nuk do të ulen në tavolinë me Ahmetin.

“Kryetarët e partive të Alternativës dhe ASH-së nuk mund të ulen me z.Ahmetin pas këtij dhunimi apo abuzimi politik që e ka bërë me vjedhje të votave. Thjesht njeriu pasi ka vjedhur në shtëpinë tuaj, të nesërmen ju fton në drekë që të uleni dhe mendoj se është non-sens që të ulemi e të bashkëbisedojmë me një njeri që ka abuzuar me vullnetin politik të shqiptarëve”,tha Taravari.

Taravari shprehet se nëse nuk do të ketë rivotime në zonat ku ky koalicion ka paraqitur parregullsi zgjedhore, atëëherë vendi do të hyjë në një zonë të errët duke përmendur, sic tha, shqetësimet në Raportin e OSBE-ODIHR-it dhe kërkon që institucionet kompetente të marrin masa ndaj këtyre parregullsive. Koalicioni ASH-Alternativa nuk do të rrijnë duarkryq dhe do ti marrin të gjitha masat ndaj abuzimit të votave./KlanMacedonia

In : Aktuale

Loading...
loading...