Mati fjalët me minatorin z. Ramush Haradinaj!

Lebit MurtishiStrugaLajm

Minatori, me atë dashurinë më të sinqertë dhe më të
paparë të aromës së Dheut, dhe me dlirësinë e një
shpirti tejvetëflijues, të quajti vëlla, të quajti Hero,
z. Haradinaj…Dhe kur heronjtë janë ballë njëri-tjetrit
flasin herojshëm o mik i dashur. Shpejtove kur i fole
me autoritetin e pushtetit një Heroi të orëve të para
të kësaj Lufte të Fundit ( qoftë e fundit . Gabove kur
i kujtove gatishmërinë e djemve të Dukagjinit për
të dhënë jetën për Thesarin e Madh dhe të vetëm të
Kosovës, Trepçën…Atdheu nuk ka djem e vajza
krahinash, Atdheu është Babë e Nënë i të gjitha
bijave dhe bijve të vet, dhe secili syresh është i
gatshëm të japë jetën për një Trepçë, për një Radikë,
për një copë Det-Joni, për një Shtëpizë Alfabeti etj, etj…
Shpresoj që në takimin e radhës do t’i përkulesh
Heroit të Dheut. Është në nderin tënd…Është në
nderin e atij Nderi që është i larë e i shpërlarë edhe
me gjakun e Hradinajve. Pra, mos ngurro!..StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...