Një ngjarje interesante në Ladorisht:Gjeti orë prej 10 mijë eurosh dhe ia ktheu pronarit

Një ngjarje interesante ka ndodhur dje në fshatin Ladorisht. Një mërgimtari nga ky fshat, gjatë faljes së namazit të Xhumasë në xhaminë e fshatit i ka rënë ora e dorës dhe nuk e ka vërejtur.
Ora ka qënë e firmës Breitling dhe sipas informatave të VOX Struga-s ka kushtuar rreth 10 mijë franga zvicerane.StrugaLajm


Pronari i orës punon në Zvicër dhe është i njohur për redaksinë tonë.
Orën e humbur e ka gjetur tjetër person, banor i fshatit Ladorisht, i cili menjëherë e ka paraqitur rastin tek bashkëvendasit, për ta mësuar pronarin dhe për t’ia kthyer atij orën e gjetur.
Njoftimi se është gjetur kjo orë e shtrenjtë u publikua në rrjetin social Facebook, në faqen e quajtur Ladorishti, që ndiqet nga pothuajse gjithë ladorishtarët. 
Me ndihmën e saj, për pak kohë pronari u gjet dhe ora iu dorëzua në dorë.
Duke e ditur vlerën e saj, personi që e ka gjetur pa kurrfarë hezitimi ka vepruar siç duhet duke e kthyer një send me vlerë të madhe monetare. Akti i kthimit të orës vlen shumë më tepër se çmimi i orës. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...