SPEKULIMI PËR ZGJATJEN E JETËS NË PUSHTET

Shkëlzen Halimi

Elitat politike shqiptare asnjëherë nuk ofruan analiza të thella rreth problemeve të shqiptarëve. Mungesën e kësaj qasjeje ato do të mundohen ta justifikojnë me anë të disa aktiviteteve që u ngjanin “spektakleve” të zymta. Imponimi i këtyre “spektakleve” shpesh bëhej edhe përmes formave barbare, siç ishte krijimi i kallaballëkut me nxënës dhe arsimtarë të dëgjueshëm që pozicionoheshin në vijat e para, duke krijuar përshtypjen se kënaqësia nga partia në pushtet meriton “vlerësimin” e të gjithëve. StrugaLajm

Ky, në fakt, ishte një akt i dhunshëm dhe realizohej nën trysninë e keqpërdorimit të mjeteve të pushtetit, kurse kjo ishte mbytëse dhe provonte se nuk bëhej fjalë për fuqi të partisë, por për një diktaturë të butë, që kërkonte besnikëria ndaj partisë të manifestohet zëshëm, ndonëse pritjet nga kjo besnikëri ishin iluzore.
Spekulimet nuk pushuan asnjëherë, sepse ishte mënyra më e mirë për zgjatjen e jetës në pushtet. Spekulimi si mjet i efektshëm, i jepte përmbajtje aktivitetit politik në njërën anë, kurse në anën tjetër kamuflonte shterpësinë për shkak të mungesës së vizionit dhe të një analizë më të thukët. Lundrimi vazhdimisht në ujërat e zezë, miklonte ata që donin ta merrnin timonin. Ndërkaq të tillët ishin të shumtë dhe dikush do t’i emërojë si sherifë lokalë.
Sado që deklaroheshin se prioriteti i tyre i vetëm është interesi i populli, ata prapa vetes do të lënë një harmoni negative, një hendek të thellë, që shoqërinë shqiptare e bëri shoqëri të paralizuar. Në përshtypjet e rreme, mashtruese që i krijonin elitat politike, spikaste guximi i proklamimit të avancimit të çështjes shqiptare dhe, duke u betuar para masave se nuk do të keqpërdoret besimi, ata do të thonë se prioritet i tyre do të jetë që mbi atë besim të mbijnë lulet e së mirës. Por, zymtimi i horizontit të politikës shqiptare paralajmëronte komprometimin që fare s’i skuqte sherifët lokalë dhe shefat e tyre, të cilët ndaj çdo pakënaqësie reagonin ose me premtim për punësim, ose me punësim të përkohshëm.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...