Satirike:PSE IKIN SHQIPTARËT ?!

Sevdail Hyseini

Satirike

PSE IKIN SHQIPTARËT ?!

Sikur të shpallej, një garë maratonike,
Shqiptarët radhiten, të parët në ikje !

Nuk ikin nga mendja, por ikin nga zori,
Nga ikjet e shpeshta, lumi seç na mori !

Ata që kanë ikur e kanë një pikëllim,
E shijojnë jetën me mall në mërgim !StrugaLajm

Kafshatë e gurbetit, s’përtypet lehtë,
Të lidhet në fyt e s’të lë të qetë…

Ata që kanë ikur, për një jetë të mirë,
Të shkojnë e të vijnë, nuk e kanë vështirë !StrugaLajm

Sidomos gjatë verës, për dasmë e gazmend,
Dhe për sa ahengje, që nuk mbahen mend..!

“Dita e Diasporës”, “Sofër mërgimtari”,
Si dhe “Promenada”, për qejf gurbetqari !

Sa shpenzojmë për “gëzime” me miq e shokë,
Askush s’do të ngelte, pa kulm përmbi kokë !

Kjo çmenduri e jonë, s’matet me kufi…
Kush e thotë se s’jemi popull gjymishli !

Po rastis gjermani, të vij para derës,
Mendon se shqiptari, martohet veç verës !!!

Spica Metalike

In : Aktuale

Loading...
loading...