Mbi 120 mijë maqedonas me pasaporta bullgare dhe mijëra tjerë po presin

Nga ana tjetër zv/kryeministri bullgar, Karakaçanov ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve për kthimin e gjuhës serbe në mesin e lëndëve shkollore dhe hapjen e qendrës kulturore serbe.

Ai thotë se po harrohen 120 mijë maqedonasit që kanë marrë pasaportën bullgare.

Një kohë të gjatë diplomacia e Shkupit akuzonte vendin tim se me pezullimi i negociatave me BE-në shpie në forcimin e ndikimit serb. Kush është fajtor për rritjen e ndikimit serb? Përse nuk njihet popullsia bullgare derisa në vend ka vetëm 30 000 serbë, ndërsa 120 000 me pasaporta bullgare dhe mijëra tjerë që po presin ta marrin pasaportën?”, tha Krasimir Karakaçanov, Ministër i Mbrojtjes në Bullgari.

Ai tha se është më e logjikshme që Maqedonia e Veriut ta shënojë 3 Marsin, festën kombëtare të Bullgarisë, ditën kur Bullgaria bashkë me Maqedoninë e sotme u çlirua nga Perandoria Osmane.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut thotë se po punon për përpilimin e një plani të veprimit për bisedime me Sofjen, por për disa pika që nuk kanë të bëjnë me thelbin e kontestit, apo kërkesat bullgare që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe aspektet historike. Qeveria mendon se fillimisht mund të trajtohen çështje tjera, si infrastruktura, arsimi, por edhe aktivitete tjera për forcimin e raporteve mes dy vendeve.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut thotë se po punon për përpilimin e një plani të veprimit për bisedime me Sofjen, por për disa pika që nuk kanë të bëjnë me thelbin e kontestit, apo kërkesat bullgare që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe aspektet historike. Qeveria mendon se fillimisht mund të trajtohen çështje tjera, si infrastruktura, arsimi, por edhe aktivitete tjera për forcimin e raporteve mes dy vendeve.

“Qeveria mbetet e angazhuar për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët, për të definuar të gjitha dilemat, por pozicionet tona nuk ndryshojnë përsa i përket identitetit maqedonas dhe gjuhës. Për to nuk do të negociohet”, thuhet në një njoftim të qeverisë, e cila ndërkohë bënë thirrje për përmbajtje nga fyerjet pasi mund të tensionojnë edhe më shumë raportet mes dy shteteve.StrugaLajm

Për dallim nga qeveria, opozita maqedonase vazhdon me pretendimet se ekzekutivi pikërisht po bënë të kundërtën, duke negociuar për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin.

“Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për unitet, për të ndaluar tregtinë me identitetin, për të penguar tregtinë me veçantitë historike, zakonet e traditën e popullit tonë. Çështja është shumë serioze sepse ka të bëjë me të ardhmen e vendit, duhet të ekzistojë një zgjidhje serioze diplomatike në të cilën nuk do të merren parasysh as identiteti dhe as gjuha”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Një komision i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë gjatë takimit ku është diskutuar për çështjet e historisë dhe arsimit. Tetor, 2020.

Zyrtarët bullgarë, ndërkohë mbeten në qëndrimet se janë për dialog, por kanë theksuar se vazhdimi i tij mund të vështirësohet nëse politikanët maqedonas vazhdojnë siç kanë thënë me “provokimet” duke u ndalur në vendimin e fundit të qeverisë për mësimin e gjuhës serbe në shkollat fillore, apo edhe hapjen e një qendre kulturore serbe në Shkup. Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev, kishte deklaruar se kjo është e drejt e Qeverisë maqedonase, por ndërkohë kishte ngritur dilemën “se vallë çfarë reagimesh mund të kishte sikur vendimet e tilla të kishin të bënin me gjuhën bullgare”.

Në këtë kuadër, presidenti bullgar Rumen Radev, jo vetëm që ka mbrojtur pozicionet e qeverisë kundrejt Shkupit zyrtar, por ka dalë me kritika se nuk ka bërë sa duhet në mbrojtjen e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut.

In : Aktuale

Loading...
loading...