BLENDI PETROL
Aktuale

Mbi 50 punësime në Strugë,nga kompanitë “Call Center”

Në këto kohë kur gjetja e një vendi pune është një sfidë më vete një kontribut modestë në zbutjen e papunësisë në Strugë, po japin kompanitë e ndryshme që japin shërbim në vendet e treta nëpërmjet telefonit (Call-Center). Së fundi në këtë sektor në Strugë kanë gjetur një vend pune më shumë se 50 qytetarë, kryesisht të rinj nga të cilët pjesa dërrmuese janë të gjinisë femërore, shkruan gazeta KOHA. Kompanitë e këtushme nëpërmjet telefonit deri te klientët në SHBA dhe Gjermani ofrojnë shërbime të ndryshme ndërmjetësimi apo kontraktuale për llogari të kompanive të ndryshme nga këto vende. Tashmë prej kohësh në Strugë, funksionon edhe një kompani që ofron shërbime biznesi nëpërmjet telefonit në gjuhën gjermane e cila përveç se ka punësuar 10 persona nga Struga, ka objektiva të tjera zhvillimore. Kjo ndërmarrje është themeluar nga “Cenka Group”, në bashkëpunim me partner nga Gjermania dhe synon që nga viti në vit të rris performancën si duke rritur numrin e të punësuarve, ashtu edhe në zgjerimin e ofertës ndaj partnerëve nga Gjermania. Nga ekipi menaxherial i kësaj kompanie për gazetën KOHA theksojnë se në fillim ky biznes nisi si një iniciativë për të cilin nuk kishin shumë siguri, por gradualisht kërkesat nga partnerët gjerman u rritën gjë që solli nevojën për zgjerimin e stafit. “Aktualisht jemi të punësuar mbi 10 persona dhe me gjasë ky numër do të rritet gjykuar nga kërkesat dhe nevojat e kompanive nga Gjermania, të cilat kanë nevojë për shërbimet tona. Rekrutimi i stafit është një problematikë më vete, sepse në rastin tonë duhet të njohësh komunikimin në gjuhën gjermane, por duke qenë se Struga prej dekadash ka një komunikim me botën gjermane janë tejkaluar ato vështirësi”, theksojnë nga kjo kompani. Siç konfirmojnë nga kjo kompani, të punësuarit punojnë 8 orë në ditë apo 40 orë në javë, paga e të cilëve sillet nga 400 deri 500 euro, e pranueshme për nivelin e pagës në Maqedoni. Përveç “Cenka Group”, në Strugë funksionojnë edhe dy kompani të tjera call-center, që kryesisht janë të fokusuar në kooperim me kompani në SHBA ku gjithashtu janë të punësuar dhjetëra struganë. (Koha/Strugalajm.com)

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button