Mbrëmë i dramë në selinë e BESËS në Shkup, Bilallin nuk e lejuan të futet brenda selisë

Mbrëmë ndodhi dramë në selinë e BESËS në Shkup, Bilallin nuk e lejuan të futet brenda selisë, ja çka u fsheh mbrëmë
Mbrëmë ndodhi dramë në selinë e BESËS në Shkup, Bilallin nuk e lejuan të futet brenda selisë, ja çka u fsheh mbrëmë
Ndryshuar më 17:55, 7 Janar, 2018
Përçarja në Lëvizjen BESA është futur edhe tek buleteni i policisë, pasi mbrëmë rreth orës 23, kryetari Bilall Kasami në stacionin policor në Bit Pazar ka denoncuar se njerëz të panjohur nga agjensia e sigurimit e kanë penguar për të hyrë në zyrën e partisë në Mavrosaja në Shkup, njofton TetovaSot.

Ministria e Brendshme konfirmoi se Kasami ka denoncuar se atij nuk i është lejuar të hyjë për 3 orë edhe pse ai ishte kryetari i partisë. Kasami nga Tetova mbërriti në Shkup, menjëherë pasi organet e partisë u takuan në hapsirat e Mavrosajës dhe duke u thirrur në shumicën e organeve partiake është emëruar u.d kryetar i partisë deputetin Nexhbedin Karemani, duke shkarkuar nga pozita e deritanishme Bilall Kasamin.

Kjo zgjedhje erdhi pas Kasami dhe anëtarë të tjerë të grupit të Tetovës vendosi që më 24 shkurt të mbahet kongresin e parë i partisë, dhe deri atëherë partinë ta udhëheqë kryetarit i partisë Biilall Kasami. Në Tetovë, shumica e anëtarëve të organeve të partisë nuk u larguan, duke pretenduar se disa prej tyre ishin kërcënuar.

Kërcënimet e tilla në polici nuk janë denoncuar. Murtezani po as Sekretari i Përgjithshëm i Besës, Afrim Gashi sot nuk kanë komentuar akuzat nga dega e Tetovës po as kërcënimet.StrugaLajm

Lëvizja Besa në Tetovë sot mbajti konferencë për shtyp në të cilën kërkoi që të gjithë të respektojnë organet legjitime të partisë.

Besa e Tetovës është e indinjuar me Nexhmedin Karimani duke kërkuar prej tij të respektojë kryetarin legjitim Bilall Kasamin i cili e lëshoi vendin e deputetit që ai të bëhet deputet.
Mbledhjen e Shkupit dega e Lëvizjes Besa e ka quajtur si antistatutare.

In : Aktuale

Loading...
loading...