“Mbrëmjet Poetike të Strugës”, edicioni jubilar që nuk ndryshon nga të tjerët

Me prani të kufizuar të poetëve nga jashtë vendit, aktivitete të reduktuara si pasojë e protokolleve për sigurinë e shëndetit dhe masave antikovid, edhe ky edicion i 60-të do të zhvillohet pa ndonjë ndryshim thelbësor me ato të viteve të kaluara. Me program që është i kufizuar sa i takon portreteve, emrave të njohur të poezisë shqipe dhe pjesëmarrje të vogël të poetëve vendas

Evis HALILIGus 26, 2021

Shkup, 26 gusht – Edicioni i 60-të i “Mbrëmjeve Poetike të Strugës” do të fillojë të enjten, nga 26 deri më 30 gusht. Me prani të kufizuar të poetëve nga jashtë vendit, aktivitete të reduktuara si pasojë e protokolleve për sigurinë e shëndetit dhe masave antikovid, edhe ky edicion i 60-të do të zhvillohet pa ndonjë ndryshim thelbësor me ato të viteve të kaluara. Me program që është i kufizuar sa i takon portreteve, emrave të njohur të poezisë shqipe dhe pjesëmarrje të vogël të poetëve vendas. Nga një poet nga Kosova e Shqipëria e dy poetë nga vendi, programi po ashtu i dedikohet veprave të penave të spikatura në poezi, asnjë prej meritorëve shqiptarë nuk gjendet mes tyre.StrugaLajm

Programi i festivalit është konturuar sipas skemës tradicionale, më shumë se 30 poetë vendas dhe të huaj do të marrin pjesë në leximet kryesore të festivalit, janë planifikuar festimet përkujtimore të doajenëve të poezisë maqedonase si Ante Popovski dhe Bogomil Gjuzel, dhe si ngjarje e veçantë është promovimi i edicionit monografik “Përzgjedhja e poezisë dhe prozës së shkurtër nga Bllazhe Koneski”, e të tjera. Poetja britanike Carol Ann Duffy, fituese e “Kurorës së Artë” në edicionin e 60 -të të MPS, do të jetë prezente përmes një video -leximi të veçantë në edicionin e këtij viti të festivalit dhe ka njoftuar se do të vijë në Strugë vitin e ardhshëm. Edhe pse ai u shpall si i ftuar special, laureati i vitit të kaluar Amir Ohr, për arsye objektive e shtyu prezencën e tij për edicionin e ardhshëm. MPS mbahen nën moton “Dëshmitë sublime, vargjet sublime” e cila thekson rëndësinë e Parkut të Poezisë dhe simbolikën e mbjelljes së pemëve nga laureatët çdo vit, si një akt që shënon rritjen e festivalit. Në përputhje me masat e fundit të mbrojtjes, këtë vit hapja dhe mbyllja e madhe do të bëhet në tarracën e mbuluar të Hotel Drini. Në ditët e tjera, programi i mëngjesit do të zhvillohet në Sallën e Kongreseve të Hotel Drini dhe programi i mbrëmjes në skenën verore të Qendrës Kulturore Vëllezërit Milladinov.StrugaLajm

“Në kushtet kur shumë nga festivalet e poezisë me famë botërore u anuluan ose u shtynë për shkak të pandemisë Kovid -19, ne do të ruajmë vazhdimësinë e festivalit, i cili që nga viti 1961 tregon fuqinë e poezisë për të bashkuar botën”, thonë nga MPS. Festivali do të mbahet me prezencën fizike të poetëve vendas dhe shumicës së pjesëmarrësve të ftuar nga jashtë. Një pjesë e vogël e poetëve të huaj, të cilët për arsye objektive nuk do të jenë në gjendje të jenë të pranishëm, do të prezantohen përmes leximeve video, të cilat do të jenë pjesë përbërëse e programit të festivalit”, sqarojnë nga MPS.

In : Aktuale

Loading...
loading...