Tetovë,6 të vdekur dhe 124 të hospitalizuar.Nga Spitali apel për vaksinim dhe respektim të masave

Gjashtë persona të vdekur  në 24 orët e fundit vazhdojnë ta mbajnë situatën shumë të rëndë me virusin Covid 19 në Tetovë.Autoritetet e Spitalit i konfirmuan shifrat e reja të rasteve duke bërë edhe njëherë apel për respektim të masave me qëllim të mbrohen jetët e njerëzve informon Tetovasot.

Poashtu nga Spitali thanë se janë gjithsejt 124 të hospitalizuar  .Janë poashtu shtatë pacientë të prekur që kanë marrë  një dozë vaksinës dhe po aq të infektuar që i kanë marrë të dy dozat.Pacientë me oksigjeno terapi janë 124 ndërsa me ambulantë ditore 167.StrugaLajm

Një ditë më herët kryetarja e Komunës së Tetovës kërkoi që mësimi të mbahet online  për tre javë dhe më pas me prezencë fizike për shkak të numrit të madh të të vdekjeve dhe të infektuarëve në Tetovë dhe rrethinë.StrugaLajm

Nga Spitali bënë apel që pacientët që kanë simptoma të paraqiten menjëherë për trajtim.Tetovasot

In : Aktuale

Loading...
loading...