Me dhëmbë i këput veshin, arrestohet shqiptari!!!

Një konflikt i dhunshëm ka përfunduar me arrestimin e një 53-vjecari me profesion shofer në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur dje në lagjen Nr.1 në Sarandë teksa mësohet se shoferi Hajri Cako ka kafshuar në vesh shtetasin Apostol Sinan, banues në Berat, duke i këputur pjesën sipërfaqësore të sipërme të veshit.StrugaLajm

“Më datë 10.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H. Ç, 53 vjeç, pasi dyshohet se në lagjen Nr.1 Sarandë, për motive të dobëta, i ka shkaktuar dëmtime në vesh shtetasit A.S., banues në Berat. Neni 88/1 Kodit Penal”- thuhet në njoftimin e policisë. /albeu.com/StrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...