Cili ish ministër i ka ble dashnores dhuratë në Swarovski?

Mijëra euro për hotele, fluturime dhe restorante luksoze. Funksionarët nuk mendojnë shumë për harxhimet kur paguajnë me kartelat zyrtare, të cilat mbushen me paratë e qytetarëve

Në një hulumtim nga Scoop, një ish ministër ka blerë në Swarovski me kartlë të ministrisë, por nuk bëhet i ditur ende se cili është ai.

“Me parat e qytetarëve është blerë në “tom tejlor”, “bitciani”, “svarovski”” thonë nga Scoop

Nga hulumtimi mund të vërehet se ish-ministrat kanë apetite të ndryshme për harxhim, por të njëjtën shije për restorante dhe hotele.StrugaLajm

Ministrat ndërrohen, ndërsa kartelat zyrtare mbeten kartela më shpesh e përdorur e pagimit për nevojat jozyrtare të funksionarëve.

Opinioni ka të drejtën që të dijë se si i harxhojnë funksionarët paratë e qytetarëve. Shembujt në këtë storje janë një tregues të vogël, por të shquar që funksionarët e rinj dhe qeveria e re të tregojnë një sjellje të ndryshme dhe të përgjegjshme ndaj parave shtetërore.

In : Aktuale

Loading...
loading...