“Më mirë në burg, se sa të lejë fëmijët pa bukë”

Ky është Hazbi Idrizi, ai për çdo ditë transporton udhëtarë nga qyteti i Tetovës për në Komunën e Bogovinës dhe anasjelltas. Me vendimin e ri të shtabit të krizës për pandeminë Covid 19 në Komunën së Tetovës, edhe puna e Hazbiut do të ndërpritet. Hazbiu kërkon nga qeveria që të sigurojë ndihma për të dhe të gjithë ata që e bëjnë këtë punë, pasi që nuk mund as të sigurojnë kafshatën e gojës për fëmijët e tyre. Hazbiu thotë se ai do të dalë përsëri në punë, më mirë në burg se sa fëmijët ti mbajë të uritur në shtëpi.
“Tek qeveria i kisha apeluar të na liroj që të punojmë , në të kundërtën të na sjellin ndihma deri tek shtëpia unë zgjidhje tjetër skam unë edhe dënim le të më shkruan nesër më mirë në burg le të më mbyllin se sa ti lë fëmijët pa bukë”, tha Hazbi Rakipi, shoferStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...