ME RASTIN E FESTAVE TE NENTORIT!


Rrugën e drejtë një popull mundet ta gjejë vetëm përmes arsimit. Me mendime progresive populli e ndryshon jetën, por ato mendime i fiton vetëm përmes arsimit. Sa më i paarsimuar është populli, kurizin më të ngarkuar e ka, ai mbetet shurdh – memec ndaj ndodhive shoqërore.Hapja e shkollës së parë në gjuhën amtare ishte grushti më i fuqishëm për ruinimin e obskurantizmit.

Ky qëndrim reaksionar,shkollimin e shihte si “akulli në diell” që sjell përçarje.Asgjë më të lumtur në botë nuk e bën njeriun sa shkrim-leximi. E vetmja gjë që nuk mundet ti merret njeriut, është dituria.
Dituria është fuqia mbi vetëveten dhe dritë për të tjerët. Sa më i shkolluar që është një komb,aq më shumë vlen kombi.
Hapja e shkollës së parë i ndryshoj vlerat, me ndryshimin e vlerave ndryshoj edhe jeta e popullit. Me shkollimin u fitua besimi se “hajmalia” e vërtetë është “libri”,se besimi i vërtet është besimi në dituri.Arma e njeriut u bë libri,nëse libri dëmtohet njeriu mbetet humbës. Njeriu e kuptoj se mëkati më i madhë eshtë jo “blasfemia”(sharja e hyjnisë) por mungesa e alfabetit,mungesa e shkronjave, mungesa e librave!
Populli filloj të besojë në shkollë, kur mësuesit filluan ti shohin si misionerë me qëllime hyjnore, ato dritën e dijes e futën në çdo shtëpi ku sundonte injoranca. Mësuesit para interesit personal i vurën ndjenjat nacionale. Misioni i tyre ishte që tingujt e alfabetit të dëgjohen nga goja e çdo fëmije.Mësuesit kreativ i ndërtuan “urat e diturisë ” të cilat popullin do ta drejtojnë drejt rrugës së emancipimit. Ngritja e arsimit mbi të gjitha parimet do të thotë ngadhnjimi i diturisë mbi të gjitha sferat e jetës.
Dituria,pavarsia dhe shkollimi janë tre vlera të pandara,treshi i shenjtë.Genius sekuli,( fryma e kohës) nuk mundet të funksionojë pa kohezionin e ketyre vlerave. Në trupin tonë i mbajmë ato që i kemi,kapelën, teshat,këpucët, por në brendinë tonë e mbajmë atë atë që e dashurojmë:diturinë,pavarësin dhe shkollimin.Gëzuar 112 vjetorin e alfabetit! Gëzuar ditën e Pavarësisë!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...