Filipçe: Nuk ka nevojë për orë policore, pikun e arritëm javën e kaluar

Nga analiza e numrave dhe trendeve mund të vërehet se epidemia me Covid-19 e ka mbërritur pikun para një jave dhe prej atëherë numrat janë stabilizuar, janë në nivel të një pllaje dhe kjo na tregon se faktori R0 i transmetimit është 1. Është pozitive që numri i rasteve aktive po stabilizohet, diçka që gjithashtu regjistrohet edhe në Evropë, theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai u bëri apel qytetarëve të kuptojnë se në këtë gjendje virusi sigurisht do të mbijetojë dhe praktikisht është shumë i përhapur.Reklame

“Për secilin nga ne është rrezik, masat duhet të respektohen. Është e dukshme se japin rezultate. Nuk e kemi tashmë atë rritje të menjëhershme të numrit të pacientëve, as presionin e madh ndaj spitaleve siç ishte para disa javëve. Ky presion ende ekziston, por jo me një intensitet të tillë”, potencoi Filipçe.StrugaLajm

Theksoi se pozitive janë lajmet të cilat vijnë lidhur me vaksinat.StrugaLajm

“Tashmë ka vaksina të cilat janë në fazat përfundimtare. Presim që sistemi kovaks të funksionojë kur do të fillojë t’i japin. Jemi në koordinim lidhur me sistemin e ruajtjes dhe shpërndarjes. Ky është një lajm i mirë i cili vitin e ardhshëm me siguri do ta ndryshojë pamjen e përgjithshme për pandeminë në botë dhe në këtë, drejtim do të mund të presim edhe stabilizim”, shtoi Filipçe.

In : Aktuale

Loading...
loading...