Pensioni i RMV-së

Ish shteti socialist i RSM ma mohoi të drejtën e punësimit e cila është e drejtë universale në të gjithë botën, pavarësisht nga sistemi politik i vendit. Si ekonomist i diplomuar prita për punë plotë 24 vjet në kohën kur punësoheshin gjysëm analfabetë. Për shkak të aktivitetit nacionalist-irredentist siç na cilësoi pushteti i atëhershëm, vuajtëm atëherë (por edhe sot), ndërsa kundërshtarët e atëhershëm të nacionalistëve dhe irredentistëve në ditët e sodit shfrytëzuan dhe keqpërdorën naivitetin e këtij populli të shumëvuajtur dhe bënë kapitalin politik e financiar. Kurrë hajrin mos ja pafshin.
Pas 16 vite punë në arsim, punë vetëmohuese me angazhim maksimal për realizimin e misionit të shenjtë arsimimin e vajzave dhe djemve shqipëtarë, dola në pension në moshën 66 vjeçare me pension prej 7506 denarë.
Shteti social i RMV-së ma mohon pensionin minimal me të vetmin arsyetim pse pensionin e Zvicrës ku kisha punuar 11 sezonë (60 muaj) e tërhoqa në formë të parave të gatshme.
Vend ii cili i paguan paratë (Zvicra) më ofron lirinë e plotë që pensionin mund ta tërheq sipas dëshirës, në para të gatshme apo si pension i rregullt. Nga ana tjetër vendi cili nuk ka kurrëfarë lidhje me ato para (RMV) me ndihmën e një ligji diskriminues ma ndalon të drejtën që pensionin ta marr në formë të parave të gatshme, para të fituara me shumë punë dhe shumë djersë. Absurd made in RMV.
Ato që flasin se politika bën gjumë, janë gabim. Politikanët nuk flejnë, nxitojnë mbas parave luksit dhe karrierës.

Ida Trena,
Nëntor 2020StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...