Më shumë milionerë ka në këto 18 shtete!

Rreth 33 milionë njerëz janë milionerë në botë, apo me pasuri një e më shumë milionë. Në listën e njerëzve milionerë prinë SHBA-ja, e cila pohon se ka 13.6 milionë njerëz të rritur që vlejnë mbi një milionë dollar, e që është 41 për qind e të gjithë milionerëve në botë, dhe më shumë se tetë shtete të listuara më poshtë së bashku. Zvicra ka më së shumti milionerë për kokë banori, afër 12 për qind e të rriturve në këtë shtet janë milionerë, apo një në çdo 8.6. Buisness Insider ka listuar 18 shtetet me më së shumti milionerë, që kanë pasuri një e më shumë milionë dollarë, duke përfshirë miliarderët, bazuar në raportin vjetor të Credit Suisse.
AUSTRIA. Banorë në moshë të rritur 6.84 milionë me 217 mijë milionerë
DANIMARKA. Banorë në moshë të rritur 4.24 milionë – 240 mijë milionerë
SUEDIA. Banorë në moshë të rritur 7.41 milionë – 285 mijë milionerë
HOLANDA. Banorë në moshë të rritur 13.08 milionë – 287 mijë milionerë
BELGJIKA. Banorë në moshë të rritur 8.47 milionë – 307 mijë milionerë
TAJVAN. Banorë në moshë të rritur 18.31 milionë – 356 mijë milionerë
SPANJA. Banorë në moshë të rritur 37.79 milionë – 386 mijë milionerë
KOREA E JUGUT. Banorë në moshë të rritur 39.26 milionë – 679 mijë milionerë
ZVICRA. Banorë në moshë të rritur 6.19 milionë – 716 mijë milionerë
AUSTRALIA. Banorë në moshë të rritur 17.12 milionë – 1.060.000 (një milion e gjashtëdhjetë mijë) milionerë
KANADA. Banorë në moshë të rritur 28 milionë – 1.117.000 milionerë
ITALIA. Banorë në moshë të rritur 49.03 milionë – 1.132.000 mijë milionerë
KINA. Banorë në moshë të rritur 1,023 miliardë – 1.590.000 mijë milionerë
FRANCA. Banorë në moshë të rritur 48.66 milionë – 1.617.000 mijë milionerë
GJERMANIA. Banorë në moshë të rritur 67.07 milionë – 1.637.000 mijë milionerë
MBRETËRIA E BASHKUAR. Banorë në moshë të rritur 48.99 milionë – 2.225.000 mijë milionerë
JAPONIA. Banorë në moshë të rritur 104.22 milionë – 2.826.000 mijë milionerë
SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS. Banorë në moshë të rritur 245.97 milionë- 13.554.000 milionerë.