Me shumë premtime deri te kolltuku i kryetarit

Me afrimin e datës për zgjedhjet lokale, premtimet e kandidatëve nga të gjitha partitë, si nga qeveria ashtu edhe nga opozita, po intensifikohen dhe po bëhen gjithnjë e më dinamike. Në të njëjtën kohë, në atë entuziazmin parazgjedhor për të fituar votuesit, pragu i mundësive dhe realitetit shpesh tejkalohet dhe hyn në sferën e dëshirave dhe imagjinatës.

Ajo që është gjithashtu befasuese është fenomeni i ofrimit të një numri të madh shërbimesh pa pagesë dhe të mira për votuesit nëse kandidatët zgjidhen në atë funksion. Pikërisht ky fenomen që përmes premtimeve për shërbime pa pagesë është treguar si efikas në tentimin për të fituar vota, por në të njëjtën kohë dhe shumë i shtrenjtë në realitet, sepse në jetë dhe në ekonomi gjithçka ka çmimin e vet dhe asgjë nuk është falas.
Sidoqoftë, në këtë fjalorë të gjerë të premtimeve, të cilat mund të shihen në fjalimet në tribuna, kandidatët u premtojnë votuesve internet falas, ushqim falas për studentët, fruta falas për qytetarët, transport publik falas, shlyerje të borxheve për shërbimet e dhëna, dhënie të subvencioneve dhe bursave të ndryshme, ndërtimin e objekteve që do të ofrojnë shërbime falas për qytetarët, etj.

Ndërkohë, analistë politikë thonë se politikanët praktikojnë premtimin e politikave jo logjike, sepse ata përballen me mungesën e ideve të vërteta në politikë. Ata shtojnë se skenës sonë politike i mungon një narracion dhe një vizion realist për zhvillimin e komunave, kjo është arsyeja pse zgjidhjet afatshkurtra dhe të paqëndrueshme ofrohen vetëm për të fituar në zgjedhje, edhe pse partitë janë të vetëdijshme se këto politika me dhurata falas votuesve nuk janë ekonomikisht të qëndrueshme dhe e zbrazin buxhetin e shtetit dhe arkën lokale.

Analisti politik, Petar Arsovski, thotë se partitë nuk bëjnë asgjë pa interes, edhe atëherë kur marrin votues për politikat që ofrojnë diçka falas. “Shumë parti në fushatën e tyre po bëjnë oferta me dëshira të tilla të qytetarëve për diçka falas, sepse në strukturën mendore të njerëzve tanë është se të gjithë duan të marrin diçka të paguar nga komuna dhe qyteti, dhe jo nga xhepi i tyre.

Kjo është arsyeja pse mekanizmi funksionon dhe është një nga më të përdorurit në këtë garë zgjedhore, por edhe në të kaluarën, sepse votuesit janë të prirur të mbështesin një parti ose opsion të caktuar nëse marrin diçka të paguar nga buxheti i shtetit, qytetit ose komunës”, thotë Arsovski.StrugaLajm

Analisti politik, Sefer Selimi shprehet se ky fenomen më tepër flet për kulturën politike të vetë kandidatëve të cilët me vetëdije vendosin të gënjejnë votuesit, ndërsa në rast të fitores eventuale do të reflektohet në vetë qeverisjen e tyre e cila sipas tij, padyshim që do të jetë e destinuar të dështoj karshi premtimeve të pamatura që jepen në fushatë. “Premtimet pompoze dhe te parealizueshme janë edhe tregues i karakterit individual, prandaj brenda atyre premtimeve qytetarët duhet të gjejnë karakterin e kryetarit të ardhshëm që dëshirojnë t’i qeverisë.

Makiavelizmi për te marrë pushtetin mund të duket tërheqës nën ethet e garës për pushtet por si modus operandi në politikbërje është shkatërrues për të gjithë palët e përfshira, posaçërisht qytetarët”, ka deklaruar, Sefer Selimi, analist. (Xhenur Iseni -koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...