Shtatë futbollistë shqiptarë ishin nga fillimi për Zvicrën U17, kurse në sfidën ndaj Finlandës, 12 lojtarë ishin shqiptarë në total
Zvicra gjithmonë ka pasur futbollistë shqiptarë në radhët e saj.
Për Zvicrën U17 në ndeshjen ndaj Finlandës, shtatë futbollistë shqiptarë ishin në fushë nga fillimi, shkruan albinfo.ch.
Titullarë për Zvicrën ishin: Gecaj, Asllani, Arifi, Xhemaili, Salihi, Bajrami dhe Demiri, ndërsa nga banka rezervë u aktivizua Krasniqi, teksa Frokaj e Zukaj, nuk patën minuta në këtë sfidë.
Në krahun tjetër, për Finlandën luajtën Dren Tërnava dhe Lika që hyri si zëvendësues.
I vetmi protagonist në këtë ndeshje ishte Demiri që shënoi dhe golin e barazimit 1:1 duke i dhënë një pikë Zvicrës.