Me Zvicrën apo Maqedoninë e Veriut, pyetni prindërit e gjyshërit shqiptarë-Bekim Qoku

Nga Bekim Qoku

Edhe pa gjestin e sotëm të Kombëtares gjermane, shtypi gjerman e ka përsëritur vazhdimisht, se kurrë një kampionat evropian nuk ka qenë kaq politik sa ky i sivjetshmi. Vetëm për shqiptarët sporti s’ka të bëjë me politikën.

Disa shqiptarëve psh, kombëtarja e shtetit që ruan mendësinë dhe qëndrimin armiqësor ndaj shqiptarëve si MV, mendësi dhe qëndrim që burgosi dhe dëboi prindërit e Xhakës dhe Shaqirit u duket njësoj, madje shpesh më e mirë se kombëtarja e shtetit që i mikpriti dhe pa qenë autokton e vendas, u mundësoi të bëjnë karrierë dhe ta arrijnë këtë sukses.StrugaLajm

Tifozllëku për më tepër është çështje ndjenje, e një ndjenje që kultivohet me kohë. Andaj, nëse keni dilema. Zvicra apo Maqedonia e Veriut, pyetni thjesht loket, gjyshërit, prindërit tuaj se me kë janë, dhe ato, pa hamendje, pa ekuivoke pa asnjë mëdyshje do ju thonë “Me Zvicrën”.

In : Aktuale

Loading...
loading...