Medai Shaholli :Arsimi shqip në ‘Severnën’ tonë, ka ngelur në klasë!

Shkollat tona në gjuhën shqipe duke u nisur që nga fillorja, e mesmja dhe Universiteti si ente edukativo-arsimore në ‘dërzhavën’ tonë të dashur ‘Severna’, për nga cilësia dhe plotësimi i kritereve kanë ngelur në vitet 90-ta, atëherë kur filloi të marrë frymë lirshëm arsimi shqip.

Dhe ky konstatim për ‘nxënie’ jo të kënaqshme të shumë nxënësve dhe studentëve shqiptarë aq më keq dhe të diplomuarve tanë, ku shfaqet hapur nëpër portale dhe gazeta, në rrjete sociale dhe nëpër media elektronike shohim shpesh publikimet e tyre që çalojnë në paraqitje dhe drejtshkrim skandaloz.

Arsimi shqip në ‘Severnën’ tonë të dashur lë shumë për të dëshiruar ai për mëtepër përkon me personin e parë (në foto ilustrim) që personifikon shqiptarin që nuk ka lexuar asnjë libër dhe dy të tjerët si sllavo-maqedonë që kanë një cilësi dhe kualitet të shkollave shumë të mira në krahasim me kuadrot dhe shkollat shqipe.
Ky konkluzion pasqyrohet edhe në ranglistën e Universiteteve më të mira në botë, ku Universitetet tona në gjuhën shqipe nuk arrijnë të kualifikohen brenda top listës së 2000 mijë Universiteteve më të mira në botë!

Ky është niveli i intelektualëve tanë me diploma të blera si personi i parë majtas në foton e ilustruar që posedon diplomë Universiteti po s’di të shkruaj shqipen sipas drejtshkrimit.
Ish ministra dhe intelektualë rastis t’i lexojmë në portale dhe gazeta ku mjerisht nuk dinë t’i shkruajnë si duhet fjalët në shqip.StrugaLajm

Kështu, këta alamet Profesorë dhe Doktorë shkruajnë shkel e shko shprehjet; gjithmon për gjithmonë, jan për janë , kan për kanë, alkohol për alkool, masovikisht për masivisht, arhiv për arkiv etj.,ndërsa në sllavisht ata nuk gabojnë ta shkruajnë asnjë gërmë gabimisht jashtë drejtshkrimit të tyre.StrugaLajm

Ahere, kush është fajtori që këta ‘intelektualca’ nuk e dallojnë ç nga q dhe xh nga gj nëpër shkrimet e tyre?
Në radhë të parë fajtorë janë mësuesit dhe Profesorët e gjuhës shqipe në shkollat fillore dhe të mesme që nuk i kanë mësuar drejtshkrimin shqip duke ia mundësuar kësaj armate intelektualësh të blejnë diplomat dhe të kapërdisen pastaj korridoreve dhe zyrave të institucioneve arsimore dhe të administratës shtetërore si ‘intelektualë të mëdhenj që dinë gjithçka’.

Paraqitja e këtij lloji gjysmëanalfabetësh intelektualë në shtypin e shkruar i tradhton dhe i zhvlerëson ata para opinionit të gjerë sesi intelektuali shqiptar nuk di të shkruaj drejt shqipen si gjuhën e nënës por di ta shkruaj sllavishten pa gabim!!!

Ky është niveli i arsimit shqip në ‘dërzhavën tonë Severna’, ku për ta ndryshuar gjendjen dhe cilësinë në shkollat tona duhet shumë mund dhe sakrifica.


Loading...
loading...