Mehazi-Ali Ahmetit: Shaka, shaka bëhet kaka

Shkruan: Sulejman MehaziStrugaLajm

Mos harro z. Ameti, çdo punë në fillim nis me shaka e pastaj bëhet seriozeStrugaLajm

Po tamam, pajtohemi me Ali Ahmetin se përgjimet janë shaka, ama, mos harro i nderuar kryetar i BDI-së se çdo punë në fillim nis me shaka e pastaj bëhet serioze; edhe gratë në shtrat me bashkëshortët e vet duke bërë shaka seksuale dalgadalë shakaja e tyre bëhet në shtatëzani e më pas në fëmijë, po, po, “shaka shaka bëhet kaka”, shaka shaka lind fëmija” Dhe bombat telefonike të Zaevit në fillim ishin shakara për Gruevskin e VMRO-në, por më vonë u bënë mjaft serioze e nervoze për Gruevskin sa që për t’u mos burgosur iku e shkoi në Hungari. 
Letrarisht, figurativisht e artistikisht, shakatë, janë thumbime të mprehta të dy anëshme, kur e vërteta e fshehur zbulohet me të pa vërtetat e hapura, shakatë, janë shpatë dy tehëshe, kur e vërteta e djeshme e pazbuluar tregohet me të sotmen e zbuluar.
Çdoherë e përherë fillimet e luftrave fillojnë me shaka e mbarojnë me vrasje e plagosje. Duke shakëruar filloi Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore, luftërat e republikave të ish-Jugosllavisë. Kujdes i nderuar Ali Ahmeti se shakatë individuale, familjare, shoqërore bien incidente shkatërruese, hidhëruese, të rrezikshme e konfliktuoze njerëzore!
@S. Mehazi
5 qershor 2019

In : Aktuale

Loading...
loading...