Melinda Rashidi nga Besa e Strugës takon ambasadoren amerikane

Në hapësirat e zyrave të NDI-së në Shkup, anëtarja e Kryesisë Qendrore e Lëvizjes BESA znj.Melinda Rashidi, realizoi takim koordinativ me ambasadoren e SHBA-ve, ekselencën e saj, znj.Kate Marie Byrns si dhe me përfaqësuesit e NDI-së dhe të USAID-it ne RMV. Takimi u realizua në kuadër të aktivitetëve javore për të shënuar “Javën e të Drejtave të Grave dhe Barazinë Gjinore”.

StrugaLajm

Në këtë takim pjesëmarrëse ishin edhe kryetare të forumeve të grave nga subjektet politike ne Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nisma për bashkëpunim ndërmjet grave ka për qëllim avancimin e barazisë gjinore dhe pozites se gruas në vendim-marrje, nisma për të cilën shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe përkrahje vetë ambasadorja si dhe përfaqësuesit e organizatave në fjalë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...