Mendimi filozofik dhe sociologjik shqiptar i kultivuar nëpërmes individëve

Ferat Polisi

Mendimi filozofik dhe sociologjik shqiptar i kultivuar nëpërmes individëve

Mjaft fakte në rrjedhën e historisë,që nga fillimet e Erës së re deri në ditët tona, dèshmojnè se populli shqiptar është një ndër popujt më dijedashës të Europës.Një shpikje e rëndësishme teknike që ka ndikuar shumë në përhapjen e dritës së dijes ka qenë shtypshkronja, veçanërisht ajo e shpikur nga gjermani Johan Gutenberg (1400-1468) rreth viteve 1440-1450 (Gjergj N.,218-219).Shtypshkronja e parë në hapësirën shqiptare është ngritur në vitin 1493 në Obot të Shkodrës.
Kjo shtypshkronjë u ngrit 7 vjet pas shtypshkronjës së parë të Londrës dhe 16 vjet para shtypshkronjës së parë të ngritur në Romë (Adhami,S.;Këreci,B,2003:42
Do të dëshmohej gjithashtu se sa i pasur dhe i pranishëm është mendimi filozofik në trevat e krijimfarisë folklorike té popullit ; treva që siç dihej dëshmojnë një lashtësi që shkon mbi njëmijë vjet e që përfshijnë disa epoka historike të zhvillimit të popullit shqiptar.
Krijimtari madhore dhe monumentale si, fjala vjen “cilli i këngëve të kreshnikëve” apo siç emërohet ndryshe “Këngët e Mujit dhe të Halilit” , spikatin një përmbajtje shumë të ngjeshur etiko-filozofike dhe sociologjike për kategori të tilla si besa,konsekuenca ,besimi dhe shpirti.StrugaLajm

Figura të tilla si ajo e Gjon Gazullitb(1400-1465) që shquhet për dijeni të thella në astronomi e matematikë,që jep mësime filozofike në kolegjet e Dubrovnikut , nuk jané të rastit.
Mikel Marubi(1453-1500)që vjen pas tij, shkruan himne kontemplative për natyrën me still lukrecian.Biografët dëshmojnë se ai kishte njohuri të thella për filozofinë antike greke dhe ato romake.
Biografi i pavdekshëm i Skënderbeut ,Marlin Barleti (1450-1512) është një fenomen tjeter i magjishëm intelektualStrugaLajm

Këta shkrimtarë dhe mendimtarë të shekullit XV-XVI ishin intelektualë shumë të kultivuar.Edhe pse jetuan larg Shqipërisë, ata ndikuan mbi njëri- tjetrin,mbi kryeintelektualët e Rilindjes sonë Kombëtare, zgjuan tek ata krenarinë e lashtësisë shqiptare, respektin e thellë për traditat dhe qendresën e Gjergj Kastriotit dhe sidoqoftë edhe idenë shumë të rëndësishme se mendimet duhen shkruar e fiksuar

Humanistët shqiptarë që sapo i përmendëm,janë një dëshmi shumë e rëndësishme e kontinuitetit intelektual të genit shqiptar , një intelekt vital dhe energjik i cili nuk pësoi ndërprerje dhe pse situatat historike u vështirësuan dhe ata ishin të dëtyruar të bënin jetën e muhaxhirit dhe të emigrantit,duke rënduar sa në një vend në tjetrin , duke na kujtuar késhtu atë vargun e helmit por tepër sintetik të poetit Zef Serembe që do të thotë aq dhimbshëm ;”Shqipëria matanë detit na kujton se na të huaj jemi në këtë dhe!”


Loading...
loading...