BLENDI PETROL
AktualeOpinion

Menduh Thaçi!

Mitet për të atëbotë ishin pothujse sharllatanisht të gatume në një kuzhinë antipdshiste (këtë e them me bindje të plotë!), por përplot efekt në opinion: i korruptuar, përçarës, agresiv, i shërbimeve, dominant, intrigus, kaçak, …oiiii, s’kish fjalë të mirë për të! E pikërisht këtu më kujtohet gjyshi dhe thania e tij mbi synin; Menduhi as që mundohej të ndryshojë këtë percepcion mbi të e që ish mitizuar ndër publikun e gjërë, ai madje ende tërbohej në krijim imazhi të një lideri krisplot! Me gjasë, del sypatrembur edhe kur gabon, ose ose , ky ndihej rrehat në lëkurën e vet! Gjakftoftësi në ardhje do e quaja këtë origjinalitet të tij!

Nga Adelina MARKU

Gjyshi im, Baba Din, gjithë jetës ishte marrë me tregti. Ishte burrë i fisëm! E mbaj mend të shtyrë në moshë më, tek ngjitej rrugëve te Budulecit ( në Dibër) e mbante në dorë tespi dhe një libër të vogël fare, si tip libërth xhepi e që në atë kohë nuk dija se përse e lexonte vetëm atë. Për më shumë, e lexonte çdo ditë! Unë ia çoja karanfilin e preferum. E donte erën e karanfilit, ndërsa e mbante gjatë karanfilin tim fijeve të librit “misterioz”, për të cilin sot e kam kuptuar se ishte Kurani.

Gjyshi im ishte i pasur! Ndërsa kur erdhën partizanët të shndërruar tani në komunistë qeveritarë, ia morën të gjithë pasurinë! Do ia jepnin popullit, ashtu thanë!

Nuk prishi gjakun im gjysh edhe kur mbeti si i thonë “pa asnjë kacidhe”. Si është i mundur i gjithë ai durim!? Tan’ ajo gjakftohtësi?! Kam bindjen se, janë do perspektiva të rralla që e bajn jetën dhe njeriun në të, madhështore. Si për shëmbull, kjo mbi gjakftoftësinë e gjyshit! Urtësi i thonë!

Ndër shum’, gjyshi la një t’spikatun mendim të tipit : “më mirë të të dalë syni se sa emri i mirë!”. Më gjasë kur njeriu zgjedh me e ulë në trunin e zemrën e vet gjakftoftësinë në vend të hidhnimit e vetëshkatërrimit, e kur këtë zgjedhje e ban në momente kur të tjerët ia denatyrojnë rritën e fuqisë e zhvillimit, atëherë ky njeri lyp me hap monologun e madh! Ndihmojnë zërat nga brenda monologut sepse e ndërtojnë ngjarjen e kohës përmes vijës së gjakftohtësisë, prandaj them se asht mjaft e kuptushme logjika e gjyshit tim mbi synin që donte me e ruajt! Sepse gjithmonë ore burrë, opo pikërisht gjithmonë, dikush ka me fol keq për ty sado i mirë të jesh! Prandaj, mbaje synin! Syni nevojitet …për më vonë! Ndërsa për zanin e mirë ki me dijt vetëm TI dhe varri yt!

Oh shumë gjatë kohë nuk e lidhja dot këtë vollunterizëm për me nxjerr synin para mundimit me mbajt reputacionin e mirë! Por kur kjo thanie arkaike lidhet me një tjetër mbi Liderët politik e që thotë : “Duhesh me qen pak i/e krisun për me mar n’shpin tan’ përgjegjësin e fatit t’dynjasë!”, sendet më qartësohen ngadalë. Nga kjo perspektivë, do provoj të analizoj sa “i krisun” është lideri i PDSH-së Menduh Thaçi! Do e filloj me këtë lider, sepse po na mbijnë thinja nga dilema e stërgjatë se a do hyn e pse do hyn në qeveri ky e pikërisht në një kohë klariteti banal të trendit aliahmetian të tipi “oligopushtet”! Për më shumë, në këto ditë kur ky bëhet pjesë e një qeverie që shkon majtë, e Menduhi është i djathtë!? Por, kur të gjithë presin që Menduhi të ngulfatet thellë e djathtë e teposhtë , ky do kapërcen n’lug majtistësh! I tillë është, i paparashikueshëm! Ose që t’a kemi të qartë, ky lider ka ndërtuar sistem strategjie nga paparashikueshmëria gjëmuse e tij! Ose siç do thoshte e bukura Claire Forlani: “I am na unpredictible journey!”

Nëse ke harru i/e nderum/e lexus/e, ki shumë kohë që po jeton ndër pushtet e ideologji oligopushteti aliahmetizmi, apo! Unë madje , diku në 28 Janar të 2002 i pata botuar nji pamflet këtij lideri në ardhje, në të atëhershmen “Fakti”, ndërsa veten e kisha pas mbajt gjithë Xhaferiste, me demek gjith’pdshiste! Mundohem të cilësoj motivet se përse ia kam pat shkruar këtë pamflet liderit që solli aliahmetizmin e nga kjo perspektivë kuptoj se ky shkrim i ngjan një tendence vetanake e shumë të zorshme për me u divorcu nga “procesi pjekan i Xhaferit” , sepse Ali Ahmeti na kish përshpejtu rrugëtimin përmes luftës e duhesh me qen ma i mirë ( thoshin trimat konformistë të pasluftës!…). Por, ishte gjykim imi ky plot ambiguitete e perverzisht sipërfaqësor e hipokrit, nxitan që s’më ngjitte në asht tru! Sigurisht që zhgënjimi është galaktik, ndërsa pushteti aliahmetist vazhdon të jetë apokaliptik, e unë s’kam si e fshij atë pamflet që e kisha shkruar mbi Aliun. Dëgjo, fundja them, le turpnohet Aliu nga ajo se si e kam parë atëbotë, e jo unë, sepse krejt ndryshe mbaroi kumti i tij i fillimit!

Nga perspektiva sot gjykoj se e vërteta e pamfletit me gjasë qëndronte tek Menduh Thaçi, lideri i paparashikueshëm i epokës sonë. Shumë nga neve pdshistëve, ky njeri na e kish robëruar, pothujse përvetësuar besimin nga ajo ide e madhe. Ai mbarsej vazhdimisht me vetidenë e liderit të fortë e me cilësi të spikatuna organizative , kontrolluese dhe makiaveliste! Për më shumë , as nuk e shifte të nevojshme të ngjyroste ndryshe lidershipin e tij ! Shpesh, na loconte orbitave të vëmendjes së tij, e kjo na bënte të hutum kam e kry! Ndihej absolut, padyshim…ose, e shihnin si absolut njëkohësisht. Shumë nga ne insistonim të shihnim Liderin në të , e jo Absolutin! Kur e them këtë , e them me gjith’ mend , sepse këtu qëndronte edhe gabimi i tij: nuk mund të përvetësosh ideologjinë sipas shijeve që t’i imponon fuqia e pushteti apo, nevojitet t’a lësh të lirë e t’a sfidosh ndër mbështetësit e pafund, që të besojnë e lartësojnë e jo atyre që të qëndrojnë urtë e pabuksh! Menduhin e tërbonte ideja e frakcioneve në parti! Mitet për të atëbotë ishin pothujse sharllatanisht të gatume në një kuzhinë antipdshiste (këtë e them me bindje të plotë!), por përplot efekt në opinion: i korruptuar, përçarës, agresiv, i shërbimeve, dominant, intrigus, kaçak, …oiiii, s’kish fjalë të mirë për të! E pikërisht këtu më kujtohet gjyshi dhe thania e tij mbi synin; Menduhi as që mundohej të ndryshojë këtë percepcion mbi të e që ish mitizuar ndër publikun e gjërë, ai madje ende tërbohej në krijim imazhi të një lideri krisplot! Me gjasë, del sypatrembur edhe kur gabon, ose ose , ky ndihej rrehat në lëkurën e vet! Gjakftoftësi në ardhje do e quaja këtë origjinalitet të tij!

E përse atëherë të na sfidojë kaq shumë thinjështrimja gjithane e pritjes sonë syeveshë nëse ky do hyka në qeveri ose jo?! E para përgjigje qëndron në faktin se politika shqiptare në Maqedoni është anemizu dhe adrenalina e një “të krisuri” do i mavijoste damarët e saj aty për aty. Përgjigja e dytë qëndron tek tërheqja e tij e gjatë nga vendimarja politike ofanzive ! Kështu e shoh unë këtë prurje të re në petkun thaçist. Shkëputja e Ziadinit nga korpusi i madh i pdshistëve ishte në fakt një mësim syçelje për Mendunë mbi vetë energjinë e madhe të PDSh-së, të cilën ai nuk arriti në kohën e duhur t’a pranojë e t’a sfidojë edhe më fuqishëm madje edhe përmes harlisjes së vet origjinale! E vërteta që të mburr është se korpusi i PDSh- istëve doli të jetë më i fuqishëm edhe se Menduhi por edhe se frakcionuesit, zgjedhje e zgjedhje me rradhë! Ky realitet në politikë quhet : ARGUMENT I GJALLË! Aq i fuqishëm sa lyp origjinën në momente kur denatyrimi nga aliahmetizmi është shndëruar në të pakry e prandaj lodhës edhe për vetë Alinë! Menduhi nuk është i mistershëm më, përkundrazi është shumë i lexueshëm për një vëzhgues si puna ime. Unë i kam parë gjithmonë si një tandem të përkryer tek ishin bashkë , Arbni ishte koka , ky ishte qafa! Kahmot kam dalur me gjykime se roli i PDSh në tan’ historinë e pavarësisë së këtij shteti ka qenë strategjist, për më shumë e në paçim harruar edhe në dy momente të mëdha të gjëmimit të shqiptarëve në kohën e luftës së Kosoves por edhe në 2001. Siç do thoshte Arbni, PDSh modernizoi retorikën e luftës dhe e shtriu në legjislacion! Këtë e thotë edhe Aliu, nëse i referohem të vërtetës së Koço Danaj, në librin e tij ” Kryengritje e pambaruar”. Përsëri PDSh-ja e ktheu procesin, sado instrumentat e shtetit- prandaj dhe opinioni, orkestralisht mohonin rolin e saj. Përsëri e ktheu te burimi i PDSh, tek besimi në proces. E njëjta u dëshmua edhe tani, gjatë Përzhinës! Pikërsiht aty ku fillimisht e mbante PDSh-ja”light motivin” e ideologjisë së vet, e padyshim koka nuk punonte pa lëvizjet e qafës apo. S’ka përse amnistoj Arbnin më tuj gjyku shtrembër Menduhin! Madje edhe sekularizmi ishte në vepër , sepse ky dinte të mbronte islamin shqiptar! Po, dinte t’ a mbronte nga dhuna e tëhujzimit të instrumentalizum! Do ishte e pandershme sikur të gjykoja ndryshe, apo ! Storja u acarrua edhe mëtej , sulmin e rrëndomtë politik e pothujse shfarosës që ia gatoi bomba e kryeministrit të tanishëm mbi “besnikërinë” e devotshme menduhiane (!?) ishte pothuajse kataklizmike për Thaçin. Prandaj ky, tërheqjen e shndëroi në strategji! Heshti e përsëri heshti gjatë! Një makiavelizëm me vetëdije! Opinioni kuptoi heshtjen e tij sikur ai s’ka ç’të thotë më e se ka ardhur koha të ikë nga skena politike.

E vërteta është se heshtja e tij është përsëri paparashikueshmërisht strategjike, ngase s’ka tjetër më krisshëm guximtar në kuptimin e paparashikueshmërisë së shtetit ku jetojmë ne dhe synimit tonë në të. Ai , është lider që simbolin politik për veten dhe gjëmat e veta e krijoi pikërisht përmes Strategjisë mbi Paparashikueshmërisë! Dhe nuk u turpnua asnjëherë t’a pranojë si strategji politike. Madje as ta modelojë për tjetër! Si i paturpshëm që është, shqiptarët kanë filluar t’a kërkojnë amplitudën e parrehatshme të lidershipit të tij e të pyesin , çka fshihet pas heshtjes së madhe të tij? Tanimë kur ky rrebel i tërbuar i skenës politike të shqiptarëve të Maqedosnië ka ulur vetëdijshmëm gjakftoftësinë në karrikën e fuqisë personale e namit të dikurshëm, flet saktë mbi besimin e tij të fortë ( e jo doemosdoshmërisht të drejtë!) se të gjitha kurset e veprimit janë të rrezikshme kështuqë maturia nuk qëndron në shmangien e rrezikut ( është e pamundur !) por në llogaritjen e rrezikut dhe në veprimin e vendosur. Thaçizmi, dorën në zemër, u ndërtua përmes gabimeve të ambicies e jo gabimeve nga përtacia e mosdija ose inferioriteti , prandaj me gjasë kësaj here ky do sfidojë paparashikueshmërinë e lidershipit të vet duke parë të zhvillojë forcën mbrothuse për të bërë gjëra të guximshe dhe jo forcën për të vuajtur! Një si tip teknike gjarpni e quajnë startegjistët politikë!

Me gjasë…çdo vendim tjetër do rrëshqiste në kënetë të re! Për më shumë, me një dozë thaçizmi në këtë oqean zaevist gjërat do dukeshin përsëri …SFIDUSE, këtu jemi dakord besoj!

(Autorja është kolumniste e rregullt e gazetës KOHA)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button