Mërgimtari nga Ladorishti investon në rrugën e liqenit:Ndërton zgjatimin e urës (Foto)


Një investim shume i dobishëm dhe me vlerë për të gjitha ata që qarkullojnë me automjetet e tyre në rrugën e liqenit që lidh Ladorishtin dhe magjistralen e Qafë Thanës me rrugën Strugë-Kalishtë, është finalizuar së fundi, falë një donacioni nga Esat Sulejmani mërgimtar nga fshati Ladorisht.Investimi ka ndodhur aty ku rruga kryqëzohet me aksin Strugë-Kalishtë, në një pjesë të kanalit është bërë një zgjatim i urës ekzistuese , gjë që tashmë mundëson një qarkullim normal të mjeteve në dy drejtimet e rrugës si dhe mundëson manovrimin e autobusave dhe mjeteve tjera të tonazhit të madh në këtë aks, tashmë shumë të frekuentuar nga banorët e kësaj pjese të Strugës.Xhevdet Dauti kryetar i BL_së së Ladorishtit në një deklarim për Strugalajm.com, pasi falenderon donatorin thekson se me këtë investim është bërë një punë e mirë për normalizimin e qarkullimit të mjeteve si dhe është minimizuar mundësia për aksidente rrugore në këtë arterje rrugore.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...