Mërgimtari nga Zvicra shkelë 8 vjeçarin në Sllupçan, banorët apelojnë për kujdes

Kishte ardhur për pushime në vendlindje, por i ndodhi një ngjarje e rëndë. Kjo i ka ndodhur 30 vjeçarit nga fshati Sllupçan.

Sipas raportit të policisë, dje rreth orës 15.00 në rrugën Sllupçan – Runicë, vetura e tipit Opel Corsa që drejtohej nga 30 vjeçari ka goditur fëmijën 8 vjeçar. Nga lëndimet e rënda, fëmija është dërguar në Spitalin e Kumanovës, ku më pas është dërguar në Klinikat e Shkupit. Policia tha se ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes lidhur me aksidentin. Nga ana tjetër, ky rast ka alarmuar qytetarët, të cilët kanë bërë thirrje që drejtuesit e makinave ,sidomos të rinjtë që vijnë nga kurbeti me makina luksoze dhe që nuk po kontrollojnë shpejtësinë në zonat e banuara. Kjo thirrje është përcjellë nga disa profile në facebook. (INA)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...