Merkel e frikësuar: Jemi në një situatë dramatike!

Në Gjermani u raportuan për herë të parë mbi 16,000 raste të reja me Covid-19 në 24 orë. Dje Angela Merkel, pas takimit me Laender, njoftoi një bllokim të ri që do të fillojë nga e hëna 2 nëntor. Restorantet, klubet dhe aktivitetet argëtuese do të jenë të mbyllura përgjatë gjithë muajit. Shkollat, kopshtet dhe disa dyqane do të jenë të hapura.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, u shpreh se aktualisht Gjermania është në një situatë dramatike.StrugaLajm

“Ne jemi në një situatë dramatike që na prek të gjithëve, pa përjashtim”. Kancelarja theksoi se numri i lartë i infeksioneve reflektohet edhe në spitale, ku numri i pacientëve në kujdes intensiv është dyfishuar në 10 ditë.StrugaLajm

“Për disa javë, sistemi i kujdesit shëndetësor mund të mbingarkohet. Masat kufizuese janë të përshtatshme për situatën”, përfundoi Merkel.

In : Aktuale

Loading...
loading...