Merre më ngadalë o Albin Kurti!

Lebit Murtishi

Është skajshmërisht i padrejtë presioni që po
u bëhet shqiptarëve (nga të katër anët e botës),
sidomos nga administrata e presidentit Tramp,
që të pranojnë të mbyllin bizneset e veta dhe
t’ia dorëzojnë tregun e shtëpisë së vet armikut
shekullor të tyre. Nuk është njerëzore të detyrosh
një popull të tërë të ushqehet me mbeturinat që
i dërgon në treg, tashmë dhunshëm, armiku i hapur,
i djeshëm dhe i sotëm! – Nuk është njerëzore
të detyrosh shqiptarët të mbrojnë dhe të kompenzojnë
humbjet e kapitaleve të armikut shekullor të tyre!
Serbia është e pandryshueshme, atë e udhëheqin
dhe do ta udhëheqin gjithmonë millosheviçat e
sheshelët, përderisa politikat shtetërore të saj
gatuhen dhe marrin udhë nga shpellat e kishave
mesjetare, të cilat vazhdojnë të marshojnë e të
kërcënojnë rajonin, tashmë nga Mali i Zi!..Nuk
është njerëzore e aq më pak miqësore, të detyrosh
shqiptarët të pranojnë pranga të reja në duar,
për hir të interesave strategjike të iks faktorëve
të jashtëm! Prandaj duhet të mendohet më gjatë
kryeministri Kurti, nëse merr ndonjë vendim
katastrofal për heqjen e taksës ndaj serbisë!
Në këto çaste të rënda historike, vendimi i vetëm
legjitim për heqjen ose mbajtjen e taksës
në fuqi, është vendimi që duhet të dalë.nga një
Referendum Kombëtar!..StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...