Mersin Selmani:Gjurmëve të historisë – gjurmët e lirisë

Autorë i shkrimit Mersin Selmani

Gjurmëve të historisë – gjurmët e lirisë

Me rastin e 40- vjetorit të Demonstratave të viti 1981,shpalos kujtime dhe momente të asaj kohe. Vrulli liridashës i djemve dhe vajzave kosovare si dhe anemban trojeve shqipëtare,në mars të vitit “81 i dha grusht të fortë hegjemonizmit serbomadhë.Grusht ky që e plagosë armikun shekullor deri në falimentim total të regjimit të fundit serbosllav të Millosheviçit.
Rinia shqipëtare ,studentët,punëtorët, fshatarësia dhe gjithë vegjëlia mbarëshqipëtare dolën në krahë të kërkesave legjitime të popullit shqipëtar në RSF të Jugosllavisë,për Kosovën Republikë të pavarur deri në bashkim me Shqipërinë.
Në këto kushte shtetë-rrethimi,pasuan ndjekje ,burgosje deri edhe vrasje ,të bijve më të mirë të popullit .Kjo me të vetmin synim të shovinistëve serb dhe bashkëpuntorëve ,,shqipfolës” të ndërpresin hovin liridashës të djalërisë kosovare.
Por trysnia e hekurt jugosllave ,çdo ditë e më shumë hasi në rezistencë të vazhdushme ,jo vetëm në Prishtinë ,Ferizaj,Gjilan ,…,por edhe në Strugë,Tetovë ,Kërçovë,Dibër,…,Plavë,Preshevë,..,e shumë qytete tjera asokohe nën RSFJ.Përkrahje morale, djemve ,,irredentist,, ,,nacionalist,, u jepte edhe shteti amë RPS e Shqipërisë.
Dora e zgjatur e Beogradit ,arriti edhe në Strugën e vogël.Deshën ti ndalojnë asaj shkollat shqipe ,flamurin ,këngën shqipe dhe çdo frymëzim për të vepruar e menduar shqip.Duke projektuar ,,bashkim-vëllazërim” me fallsifikim të historisë.
Por djemt e Strugës Tahir Hani me shokët nuk ndejtën gjakëftohtë,formojnë celulat e veprimit,shpërndajnë material propagandues dhe i bashkohen në ilegalitet të rreptë ,,Lëvizjes për Republikën Socialiste të Shqipëtarëve në Jugosllavi”,më vonë ,,Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës”(OMLK)
Së bashku me Tahirin shokët : Mersin Selmani,Gëzim Kaleci,Garip Kaba dhe Sulejman Hani bashkohen për qëllimin më fisnik të plejadave përgjatë shekujve të popullit shqipëtar,që të jetë i lirë dhe i pavarur.Ndaj iu vunë përballë hienave hegjemoniste dhe bënë nji betim:
Betohem në emër të Shqipërisë,në nderin e prindërve të mi, në nderin tim ,me besën time se unë deri në vdekjen time ,detyrat që do të më jepen në mbrojtje të interesave nacionale,…
Lavdi të gjithë të rënëve për kauzën kombëtare shqipëtare.

Në vazhdim disa dokumente të arhivuara:
Më datë 02.12.1984

Mbledhja me rastin e njoftimit të anëtarëve ,

pikat e rendit të ditës :

1.Betimi
2.Përcaktimi i detyrave
3.Organizimi dhe mënyra e veprimit të mëtutjeshëm
4.Të ndryshme
Në fillim shokët marrin fjalen me rendë për diskutim. Në lidhje me pikën e parë secili nga të pranishmit shprehu mendimet e tija të cilat përputheshin në mes veti.
Në lidhje me betimin u morë një pozicionim i përbashkët me të gjithë anëtarët:
1.Disa nga këto rregulla do të na shërbejnë për të ecur në përputhje me rregullat që do ti theksojmë më poshtë,në mënyrë që anëtarët e këtij grupi do të duhet të ju nënshtrohen.
2.Anëtarët e këtij grupi kanë për detyrë të tregojnë në lidhje me problematikën bashkëkohore dhe ti realizojnë detyrat të agjitacionit dhe propagandës (nga ana e grupit tonë). Krahas kësajë cdo anëtarë i grupit ti realizojë detyrat e përcaktuara nga ana e shokëve në mënyrë që secili nga ana e tijë do të japë kontributin individual në drejtim të arritjes të të mirave si dhe realizimin e idealit tonë të përbashkët nacionalë.StrugaLajm

  1. Të gjithë anëtarët do të japin betimin :
    Betohem në emër të Shqipërisë,në nderin e prinderve të mi, në nderin tim ,me besën time se unë deri në vdekjen time ,detyrat që do të më jepen në mbrojtje të interesave nacionale,në frymën e humanizmit dhe të internacionalizmit,duke marrë parasyshë të mosë i bëjë padrejtësi në asnjë aspekt,asnjë popullate tjetër,do ti mbrojmë interesat e popullit për të cilat kanë luftuar prindërit dhe gjyshërit tanë që nga kohrat e lashta.
    Këto detyra do ti kryejë me zemër dhe shpirt të pastër i gatshëm deri në vdekje.
  2. Nga mesi i grupit do të zgjedhim një sekretar organizativ –Qafa i cili do të ketë për detyrë të regjistrojë të shënuara të gjitha ngjarjet dhe vendimet tona të marra.
    Puna e tijë do të mbikqyret nga antarët tjerë ,dhe nëse bënë ndonjë gabim me qëllim apo edhe pa qëllim do të ndërmerren-zbatohen ndëshkime dhe atë ngapërjashtimi deri vdekje.
    Gjykimet vlejnë për çdo anëtarë nëse nga i njëjti bëhen gabime ,në përputhje të gabimit.
  3. Do të zgjidhet një kryetar i grupit DRINI i cili do ketë për detyrë dhe të tregojë interesim ta furnizojë dhe pregadisë grupin në aspektin moralo politikë,strategjikishtë dhe ushtarakishtë në mënyrë që do të trajnohemi –furnizohemi me njohuritë elementare deri edhe me mjete më bashkëkohore për një luftëtarë dhe të theksuar i cili luftonë për lirinë e popullit .
    Nëse tregon interes në realizimin e detyrave të cilat ngarkohen pastaj do të ketë për detyrë me kujdes të përcjellë polemikat eventuale për pikpamjet e shfaqura të vendosë dhe te analizojë detajisht dhe të sjellë vendime të drejta,duke përzgjedhur mendimin më të drejtë. Atje ku mund të përputhen mendimet me parimet e Marksizëm Leninlizmin të jepet kritikë e hapur pa ngurim.
    Kryetari ka për detyrë të zhvillojë harmoninë dhe dashurinë mes anëtarëve ,por kjo është edhe detyrë e të gjithëve.
    Gjithashtu ,të arrihet një shkallë e lartë e vetëdijës nacionale dhe revolucionare. Që do të thotë të jetë në gjendje të jepë kritika reale dhe të i pranojë të njëjtat nëse i meritonë (për të cilat vendosën grupi).
    Pastaj , të paraqitet i paanshëm në mesin e shokëve,me një fjalë Kryetari është drejtëpërdrejtë përgjegjës për pozitën dhe arritjet e grupit.
    Kryetari duhet të jetë mësues ,pedagog,strateg ,një vlersuesi fuqishëm (operativ ) në mesin e shokëve.
    6.Për zgjërimin e grupit me anëtarë të rij secili do të përzgjedhë formën dhe mënyrën e përshtatshme që ia mundësojnë rrethanat.
  4. Sejcili anëtarë ka për detyrë që në mesin ku punonë ,jetonë të ketë shokë dhe simpatizantët e vetë.
    (këto ishin disa nga detyrat më të vogla të cilat duhet të përmbushen –të i përballojnë trimat).

Vazhdoi diskutimi i shokëve ku u vazhdua dhe u vendoë që për kryetarë të grupit të zgjidhet –përcaktohet (DRINI)-për sekretar Qafa,arkëtar- Rrapi dhe anëtarë Liridoni.

06.01.1985 Mbledhje (Takim i radhës)

  1. Analiza dhe konkluzione të theksuara nga puna e dritashme.
  2. Format e ngritjes ideologjike dhe mënyra e shpërndarjes .
  3. Përcaktimii detyrave për pregaditja në mënyrën sa më të mirë mbledhja e ardhshme.
  4. Të ndryshme.
    Diskutimi:format më të përshtatshme:
    -Shkëmbimi I materialeve.
    -Përcaktimi I një anëtari për përcjellje të materialeve.-Forma më e lehtë për ngritjen ideologjike të masës është “letrat anonime” me të clën përcaktohet kontakti me anëtarët tjerë të lëvizjes për qëllimet kombëtare.
    Drini-Mendojë kjo formë ka disa mangësi me të cilën nuk mund ta përfitoni personin direktë-me të drejtë Rrapi.
    -Nga të gjithë u pranua që kjo formë të provohet në përputhje me kushtet dhe rrethanat.

28.05.1985 Mbledhje (Takim i radhës)
Rendi ditës

  1. Shqyrtimi I disa rezulltateve.
  2. Çfarë mund të ndërrmiret apo veprohet për aksionet tona,çështjet finansiare.
  3. Diskutimi rreth problemit të “Liridonit”.
    Pjesmarrës të gjithë me prajashtim të “Liridonit”.
    I pari fjalën e mori kryetari I grupit me disa rekomandime të reja për informatat e reja për formimin e Komitetit të rrethit per vendbanimet të cilat jane të banuara me shqiptarë në Maqedoni.Diskutimi vazhdoi për furnizimin e grupit me mjete të reja teknike për përdorim si dhe për rastin e Liridonit.Diskutimi vazhdoi pa debate. 1985.07.02 Mbledhje (Takim i radhës)
  4. Për formimin e Komitetit të rrethit dhe përcaktimin e detyrave të reja :
    -Zgjedhja e Sekretarit Politik.
    -Zgjedhja e Sekretarit organizativ.
    Përcaktimi i detyrave për ngritjen ideologjike
    2.Të ndryshme-diskutim i lire.
    Themelohet Komiteti I rrethit për Strugë,sekretar politik zgjidhet Drini i cili më pare kryente detyrën e kryetarit të grupit.
    Shënime nga :Mersin Selmani, ish i burgosur politik

Në vazhdim disa dokumente të arhivuara (dorëshkrime):

In : Aktuale

Loading...
loading...