Mesazh i ashpër nga PPE për VMRO-DPMNE: “Veriore” duhet të përdoret

Një mesazh jashtëzakonisht i mprehtë për VMRO-DPMNE-në erdhi nga lideri i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Manfred Weber, se duhet të përdoret emri i shtetit “Maqedonia e Veriut”.

“Lidershipi i VMRO-DPMNE-së duhet të respektojë plotësisht dispozitat detyruese të Marrëveshjes së Prespës dhe të përdorë në vazhdimësi emrin “Maqedonia e Veriut”. Respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është një parakusht bazë për ne si PPE. Përndryshe Evropa nuk mund të funksionojë dhe BE-ja nuk do ta pranojë këtë”, shkroi Weber në Rrjetin X.

VMRO-DPMNE është anëtare e grupit të Partisë Popullore Evropiane dhe këtë e potencon me krenari të veçantë me vite të tëra. Por me incidentin gjatë betimit të Gordana Siljanovska-Davkovës dhe deklaratën e mëvonshme të liderit dhe kryeministrit të ardhshëm Hristijan Mickoski, se kanë të drejtë ta quajnë vendin vetëm Maqedoni, një pjesë e konsiderueshme e partive simotra janë tjetërsuar.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...