MËSUESI – SHTYLLË E VETĒDIJES MBI DIJEN

Dija është vlerë e shenjtë. Ajo dëshmon për lartësinë e njeriut në këtë botë. Hap rrugët e njohjes së Zotit dhe krijimtarisë së Tij. Ajo bënë të kuptosh qëllimin e ardhjes së njeriut në këtë botë, detyrat e jetës së tijë dhe menyra e përfundimit të jetës në këtë botë. Bartës i kësaj ështē mësuesi, ai që shpjegon dhe inspiron mbi vlerën e dijes, nevojën e donosdoshme për të mësuar mbi Zotin, kombin atdheun dhe vendosjen në shërbim të gjithçkajes në arritjen e qëllimeve fisnike të jetës në këtë botë. Andaj, Dita e Mesuesit , është vetëm një shënim modest për nga forma, por e madhe për nga përmbajtja, sepse ajo është inspirim i gjallë në ngritjen e vetëdijes mbi mësimin, studimin, hulumtimin për të ndryshuar botën drejt të mirës, paqës dhe mirëqenies së gjinisë njerëzore.

Në emër të Bashkësisë fetare islame e RMV dhe në emrin tim shprehim urime më të përzemërta për ditën e madhe të mësuesërisë – 7 Marsin dhe qofshin të bekuar bartësit e dijes dhe arsimit. Zoti i bekoftë.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...