Nipi i Agim Ramadanit i dhuroi 138 mijë euro për Fondin e Sigurisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se pikërisht në ditët e Epopesë së UÇK-së, Fondit të Sigurisë, do t’i shtohen 138 mijë euro, në nder të Brigadës 138 të zonës së Dukagjinit, donacion nga Muhamet Ajrullahu, nipi i heroit Agim Ramadani.

Ai këtë donacion e ka cilësuar si shembull për t’u ndjekur nga të gjithë.

Haradinaj më tej u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, atyre që jetojnë në Kosovë e në diasporë që të vazhdojnë të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë, sepse sipas Haradinajt kjo është mënyra me e mirë e më fisnike sot, për ta ndihmuar atdheun dhe për ta siguruar të ardhmen e fëmijëve të tij. /ZëriStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...