METAFORA PËR MORALIN DHE ARSIMIN !

Muhamet Borova


Morali dhe arsimi nuk ekzistojnë jashta kohës dhe historisë. Morali është vlerë i cili na tregon se si jemi, kurse arsimi është aktivitet që na mëson se si të bëhemi. Me agimin e civilizimit morali e arrin pikën më të lartë në piramidën e vlerave shoqërore. Morali duhet të bëhet “mjeti” më efikas për përvetsimin e manireve të mira. Në kohën kur askush askujt nuk i beson, kur mosbesimi është bërë “burgu” i shpirtit,fillon edhe humbja e shpresës në efektet e moralit kolektiv.Morali kërkon mbrojtjen e atyre që janë të pafuqishëm,mëshirën dhe konsideratën për ato që janë të pa aftë. Një indivudua i edukuar në bazë të parimeve morale bëhet sinonim për fitoren e moralit mbi interesin personal. Arsimi e adhuron inteligjencën, morali e adhuron ndershmërin, arsimi e afirmon suksesin,kurse morali atë e lartëson. Nuk ka asgjë më të mirë se shpirti i but me moral të lartë. Morali është ndërgjegja, arsimi është mendja, trupi është materja aktive që i ven në lëvizje këto dy vlera. Morali është mishërim i ndërgjegjes kritike,arsimi është ndërtim i personalitetit të shëndosh edhe nga personi pa shpresa! Njeriu me etikë është tolerant edhe kur të tjerët e pengojnë, largohet nga zullumet njerzore,duke kontribuar për të ardhmen shembullore! Uniteti midis moralit dhe arsimit është filozofia më e lartë njerzore. Kur këto dy vlera funksionojnë,shoqëria bëhet vendi më i mirë për gjumin e qetë! Kur me një akt të moralshëm zbukurohet dita e dikujt, ajo është dita më e mirë e vitit!StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...