Shkarkimi i ministrave të ASH-së, ja çka thotë Mariçiqi i LSDM-së

Anëtari i lartë i LSDM dhe njëherit zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Bojan Mariçiq ka komentuar ndërrimin e ministrave nga ASH, pas përplasjeve të fundit mes Arben Taravarit dhe Ziadin Selës.

“Unë personalisht por edhe si LSDM vlerësojmë secilin dhe çdo subjekt politik, vlerësojmë të gjithë anëtarët e Qeverisë dhe e gjithë rrjedha do të varet nga ajo se si do të vlerësoj kryeministri, cilat janë sinjalet nga Aleanca për Shqiptarët dhe qëndrimet e tyre, por sigurisht se cilat do të jenë numrat”, deklaroi Mariçqi, duke komentuar zhvillimet brenda ASH-së, dhe propozimet që së fundi janë dhënë për të bërë ndërrime në qeveri duke zëvendësuar ministrat nga radhët e ASH-së.

Sipa tij, çështja e propozimit për zgjedhjen dhe shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë është në kompetencë të kryeministrit, përkatësisht të mandatarit.

“Mandati Talat Xhaferi propozoi përbërjen e Qeverisë, Kuvendi e mbështeti dhe që atëherë jemi anëtarë të Qeverisë me kryeministrin Xhaferi. Do të shohim në lidhje me atë që doli nga Aleanca, supozoj se kryeministri i Qeverisë Teknike, Xhaferi, do të veprojë sipas asaj që është indikacion politik”, nënvizoi Mariçiq, duke shtuar se duhet pyetur kryeministri Talat Xhaferi.StrugaLajm

Megjithatë, siç shtoi ai, Aleanca është “një partner i rëndësishëm në Qeveri dhe mendimet dhe propozimet e tyre duhet të dëgjohen”.

In : Aktuale

Loading...
loading...