Mickoski akuzon Qeverinë për incidentin e sotëm

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sonte ka thënë se ka kohë që merr informacione se është dashur të likuidohet.

Ai shton se e gjithë kjo ishte vendosur nga qeveria, pasi policia nuk ishte aty në momentin që u shfaq grupi dhe njëri prej tyre filloi të qëllonte.

“Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani tha se do të ketë tensione ndëretnike nëse propozimi nuk kalon. Kovaçevski dhe Spasovski po ndërtojnë një kontekst militant, pati një njoftim për kokteje molotovi, për viktima dhe pasi dështuan, tashmë arritën në kulmin e monstruozitetit ku duhej humbur një jetë njerëzore për të qëndruar në pushtet. Shihni këtë armë dhe shikoni njerëzit që nuk kanë frikë prej saj. Kjo armë është përballë njerëzve. “Ajo kishte për qëllim humbjen e një jete të pafajshme njerëzore”, tha Mickoski.

Loading...
loading...









Loading…


loading…