Mickoski: Koalicioni i ardhshëm sipas programeve, jo fituesi me fituesin

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski sot ka porositur se pas zgjedhjeve do të koalicionojnë me të gjitha partitë politike, por sipas principit fituesi me fituesin dhe program me program, për të cilën thonë se nuk planifikojnë ta ndryshojnë, transmeton Zhurnal.

“Jeta nuk është lojë, në jetë ka principe të cilat nëse njëherë thyhen atëherë ato nuk janë principe. Dhe në emër të kësaj mund t’ju them se politikat që i udhëheqë VMRO-DPMNE bazohen në principe dhe përshkak se ky princip njëherë është thyer në një TV intervistë tani më kemi thënë se koalicioni i ardhshëm do të jetë në bazë të program me program dhe këtë princip nuk e ndryshojmë”, tha Mickoski.StrugaLajm

Për koalicionim siç thekson Mickoski, parasysh do të kihet ai program politik i cili do të jetë kompaktibil me programën e VMRO-DPNNE-së, për të cilën do të pajtohen në bazë principiele dhe kështu do të funksionojnë katër vitet e ardhshme.StrugaLajm

“Nëse në një orkestër ju lëshoni tinguj të tjerë, atëherë është logjike se orkestra nuk do të pëlqehet nga veshët e dëgjuesve. Për këtë them se nëse ato programe pa dallim cilës parti janë, përputhen me programet e VMRO-DPMNE-së dhe anasjelltas, nuk duhet të jetë kjo një rrugë njëkahëshe, të gjitha partitë politike vijnë parasysh, përfshirë dhe BDI-në”, ka precizuar Mickoski. Ai tha se presin që më 12 prill të fitojnë së paku 61 deputetë, dhe siç thonë, sipas disa analizave, janë shumë afër këtij numri.//Zhurnal.mk

In : Aktuale

Loading...
loading...