Mickovski nga Struga: T’i japim kartonin e kuq Zoran Zaevit (VIDEO)

VMRO-DPMNE-ja po mban konventën për zgjedhjen e kandidatit për president. Në garë janë 9 kandidatë, por beteja më nxehtë mbetet mes deputetit Vllatko Gjorçev dhe profesoreshës, Gordana Siljanovska. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski para takimit ka deklaruar se VMRO-ja sot do ta zgjedh presidentin e ardhshëm të Maqedonisë

Jam i bindur se kryetari i Maqedonisë do të jetë ai i VMRO-DPMNE-së dhe i gjithë atyre që e mbështesin atë kandidat. Maqedonia sot do ta fitojë kryetarin e ri, respektivisht kjo është faza e parë e kryetarit të ri të Maqedonisë”. – theksoi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-sëStrugaLajm

Profesoresha Gordana Siljanovska, kërkoi mbështetjen e delegatëve për ta kthyer siç tha dinjitetin e Maqedonisë.StrugaLajm

Paramendoni dikush tani pas 75 viteve të ju thotë patjetër ta ndryshoni emrin sepse qëllimi është NATO dhe EU dhe ju të pranoni se kjo nuk ndikon në identitetin tuaj. Tmerr. Identiteti është në pyetje. Identiteti është në mbiemër dhe në këtë duhet ta potencojmë”. – tha Gordana Siljanovska, Profesoreshë

In : Aktuale

Loading...
loading...