Mickovski nuk heq dorë nga fundi i gushtit apo fillimi i shtatorit

Kreu i opozitës, Hristijan Mickoski deklaroi se në takimin e sotëm ka propozuar tre terminë, si mundësi për mbajtjen e zgjedhjeve, fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit, që sipas tij në këtë periudhë pritet që pandemia të ulë intensitetin, kështu edhe shëndeti i qytetarëve do të jetë më pak i rrezikuar.

“Propozuam tre termine për të cilat vlerësojmë se shëndeti i qytetarëve më se paku do të vihet në rrezik, janë tre terminë që nuk janë fikse. Kemi paraqitur terminet në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit, gjegjësisht datën 23 dhe 30 gusht dhe 13 shtator, si data ku mendojmë se pandemia do të ulet”, tha mes tjerash Mickoski. Këtë propozim e kam propozuar në këtë takim të liderëve. Kishte ultimatum nga ana e Zaevit, ne nuk punojmë nën ultimatum, nuk pranojmë ultimatum. Qëndrojmë në propozimin tonë, sepse vlerësojmë se shëndeti i qytetarëve do të jetë më pak i rrezikuar. VMRO-DPMNE-ja ka të vetmin prioritet, shëndetin e qytetarëve”.RELATED POSTSStrugaLajm

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas përfundimit të takimit të liderëve theksoi se është dëshpëruar nga raporti i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për mbajtjen e zgjedhjeve.StrugaLajm

“Para nesh në takim kishim raportet, që më duhet të them se më dëshpëruan. Bëhet fjalë për raportin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, ku në 4 pika është përfshirë e gjithë ajo çfarë është thënë në të kaluarën në dekrete, distancë në 1.5 deri 2 metra, mbajtja e maskës, larja e duarve… Diçka e papritur, sepse sinqerisht mendoja se do të jenë më të detajuara, sepse ata që e kanë shkruar e dëgjuam pak më herët nga pushteti dhe vetë Zoran Zaevi”, tha Mickoski.

In : Aktuale

Loading...
loading...