Migrimi – fenomen shqetësues i shoqërisë

RESUL BEKTESHI 

Një fenomen shqetësues për mbarë shoqërinë në vitet e fundit është bërë migrimi . Ky fenomen ndër trojet shqiptare nuk është i ri sepse shqiptarët migrimin, respektivisht kurbetin e kanë pasur traditë para qindra e qindra vitesh, por jo në këto përmasa , sepse sot migrojnë familje të tëra , duke lënë shtëpitë e shprazura, prindër të moshës së shkuar të vetmuar pranë vatrës dhe shumë e shumë banka shkollore të shprazura. 

Fenomeni i migrimit është e nevojshme të studiohet, të hulumtohet nga sociologët, psikologët, ekspertët e ekonomisë, bartësit e funksioneve të larta shtetërore, sepse po bëhet i dëmshëm dhe i rrezikshëm për ardhmërinë e vendit . Sipas disa të dhënave , disa sociologë, psikologë dhe ekspertë të tjerë duke studiuar shkaqet e këtij fenomeni kan ardhur në përfundimin se , standardi i ulët i jetesës , papunësia, pagat e ulta, korrupsioni i hatashëm dhe shumë e shumë tjera janë shkaktar kryesorë të këtij migrimi . Nëse vërejmë të kaluarën dhe të tanishmen , migrimin do ta klasifikonim apo ndanim në disa periudha dhe atë : 

  • Periudha e parë e viteve të largta deri në vitet 1944-45 . 
  • Periudha e dytë e rëndësishme dhe e dhimbshme për shoqërinë tonë , ajo e viteve 1945 deri në vitet e tranzicionit . Në këtë periudhë kemi kurbetin e hovshëm të shqiptarëve, sidomos hovin që kurbeti mori nga vitet 1960 e më vonë .
  • Periudha e tretë është periudha e pas viteve 1990 kur shqiptarët filluan të largohen nga vendlindja , por ishin ata persona me arsim të ulët , persona të papunë , persona në gjendje të rëndë sociale , por në dy dekadat e para të shekullit XXI , ky fenomen ka marrë kahje shqetësuese , madje edhe të rrezikshme, sepse tani po na largohen gjeneratat e reja , largohen të rinjtë të porsa diplomuar, për të cilët shoqëria ka dhënë mjete të majme për shkollimin e tyre, e sot ata si kuadër i gatshëm lëshojnë vendlindjen, atdheun për të shkuar në botën e jashtme . Shumë i dëmshëm për shoqërinë në ditët e sotme po bëhet migrimi i trurit , dmth migrimi i kuadrove të larta . Tani shumë mjekë, inxhinierë, arkitektë, motra medicinale dhe shumë njerëz të profileve tjera marrin rrugën e migrimit duke lënë një shprazëtirë të madhe në familje dhe në shoqëri . Duke u larguar nga vendlindja bashkë me fëmijët sot shumë shkolla i kanë mbyllur dyert e tyre ose së shpejti do ti mbyllin , prandaj o mërgimtarë , a e keni këtë në vetëdijen tuaj ? Ose jo ? Të pyetemi , a nuk është shqetësues rasti kur fëmija i klasës V-VI-VII etj.. me çantën në krah i drejtohet autobusit përplot me udhëtarë dhe ja mësyen rrugës së mërgimit për tu bashkuar me familjen . Kështu,atje bashkohet familja për të jetuar si “evropianë” , por pa pasur kujdes se çka do të bëhet dhe cila është e ardhmja e atij nxënësi në jetën e mëtejme , duke pasur parasysh se atje do të mësojë gjuhë tjetër , në kushte ndoshta shumë më të mira të cilët mund të ndikojnë që shpejtë të ndërrojë edhe gjuhën dhe ta harroe trungun gjuhësor. 

Të nderuar, pa keqkuptim, ju paralajmërojmë se kjo rrugë që kemi marrë na çon andej nga u munduan më para na çojnë tjerët e sot ne atë rrugë vullnetarisht e përkapim.StrugaLajm

Është e arsyeshme që rrugën e migrimit ta përkapin personat në gjendje ekonomike të vështirë, personat e papunë, personat me probleme sociale, por nuk është e arsyeshme që rrugën e mërgimit ta marrin personat që lakmojnë jetë më të lumtur , personat që lakmojnë pasurinë e tepërt, personat që xhelozojnë pasurinë e tjetrit dhe hopa – sa më shpejtë të pasurohemi edhe ne . Fenomen i dëmshëm apo jo ? Është e arsyeshme dhe e kuptueshme kur të rinjtë shkojnë në botën e jashtme për ngritje profesionale , pra për përsosje të drejtimit që ka zgjedhur dhe si kuadër i kualitetit të lartë të kthehet në atdhe për të dhënë kontribut këtu, në trungun e vendlindjes . Ndoshta ky shkrim i shkurtër dikujt do ti duket i papëlqyeshëm , por qëllimi është shumë i realtë , sepse dëshirojmë që kuadrot e ndryshme dhe krahët e punës të japin kontribut në vendlindje , sepse aty ku na ka rënë koka, aty është atdheu ynë. 

In : Aktuale

Loading...
loading...