Nasufi:Është koha që Ramiz Merko të filloj të bëj transparencën …!?

Është koha që Komuna e Strugës të filloj të bëj transparencën …!?

Këshilli i Komunës së Strugës më datë 15.12.2022 ka miratuar Programin për rregullimin e tokës ndërtimore në teritorin e Komunës së Strugës, për vitin 2023.

Programi në fjalë parasheh harxhimin e mbi 6 milion Euro, për projekte të ndryshme të cilat do të duhet të përmirësojnë kushtet e jetesës së qytetarëve Struganë dhe të përmirësojnë infrastrukturën në Komunën e Strugës.

Është koha që Komuna e Strugës të bëj transparencën e harxhimit të këtyre pareve, dhe STRUGA të ndërpresë tenderimin dhe kontraktimin e punimeve kryesisht nga 2 – 3 kompani të njëjta dhe supervizionin e punimeve publike pothuajse nga nji Organ Mbikqyrës…!?StrugaLajm

Të nderuar qytetarë na mbetet ne, që e kemi të drejtën por edhe obligim të ndjekim dhe të kontrollojmë harxhimin dhe tranparencën e këtyre mjeteve materiale që grumbullohen nga djersa e qytetarëve nëpërmjet pagesave të ndryshme në Komunë.

NDRYSHIM

TRANSPARENCË

LLOGARIDHËNJE

Lulzim Nasufi, Kryetar i Degës së ASH – Strugë.

In : Aktuale

Loading...
loading...