Mijalkov ofron garanci prej 7.5 milion euro për të dalë nga “Shutka”

Ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijalkov, i cili është në paraburgim në burgun hetues në Shkup, ofroi një garanci prej 7.5 milion euro për t’u mbrojtur në liria, dmth për të dalë nga “Shutka”, shkruan “Fokus”, duke u thirur në burime të veta, përcjell agjencia e lajmeve INA.

“Deri më tani, siç kemi mësuar, prokuroria ende nuk ka dhënë një mendim për kërkesën, por shuma është mjaft e lartë, pra mbase më e larta e ofruar deri më tani, për këtë arsye spekulohet se është e mundur të pritet pëlqimi.StrugaLajm

Vendimi nëse Mijalkov do të lirohet brenda pak ditësh duhet të merret nga një këshill në Gjykatën Penale.
Nëse pranohet dorëzania e Mijalkov, dmth ai lirohet nga paraburgimi, do të nënkuptojë se në rast arratisje, do të kushtonte 7.5 milion euro, të cilat do t’i merren”, shkruan Fokus.StrugaLajm

Një muaj më parë, Mijalkov u dënua me 8 vjet burg për çështjen “Thesari”.

In : Aktuale

Loading...
loading...