Aktuale
Miliarderi shqiptar do ndërtojë një qytet në Maqedoni
I ftuar sot në “Xing me Ermalin”, biznesmeni shqiptar Samir Mane i cili është shpallur edhe njeriu më i pasur në Shqipëri tregoi se muajin tjetër do të nisë ndërtimi i një qyteti të ri dhe zbuloi edhe shumën marramendëse që ka investuar.
Qyteti do të ndëtohet në Shkup dhe do të ketë mijëra apartamente, 4 kulla dhe një qendër tregtare.
“Do fillojmë të ndërtojmë një qytet në Shkup, një investim rreth 300 milion euro. Përmban 1400 apartamente, një qendër të madhe tregtare dhe 4 kulla zyrash. Projekti do fillojë në maj dhe do jetë shumë shpejt prezent në Maqedoni. Do jetë një projekt shumë ambicioz dhe gjigant”, tregoi Mane.